Pediatria e Fierit e tejmbushur, 100 vizita në ditë! Mjekja: Fëmijët paraqiten me temperaturë e kollë

Virozat e stinës kanë prekur një numër të konsiderueshëm fëmijësh në qytetin e Fierit. Gjatë datës 2 janar dhe paradites së 3 janarit në urgjencën e Pediatrisë janë paraqitur për vizitë rreth 100 fëmijë.

"Rreth 100 vizita ditore, ndërkohë mund të shkojnë nga 12 deri në 13 shtrime 24 orëshe, pastaj 20-30 shtrime në repartin ditor. Përgjithësisht, nuk kemi pasur rste të komplikacioneve të rënda kryesisht janë fëmijë që janë trajtuar pranë Spitalit Rajonal në Fier", tha Albana Haxhiu pediatre.

Luhatja e temperaturave, frekuentimi i ambienteve të populluara janë bërë shkak për rritjen e sëmundshmërisë tek të vegjlit.

"Kryesisht me rikthimin e emigrantëve me rastin e festave qarkullojnë viroza respiratore të trakut të sipërm respirator, rrufë, kollë, grip", tha Albana Haxhiu pediatre.

Fëmijët paraqiten në urgjencë me komplikacione në rruget e frymemarrjes, temperaturë të lartë dhe kollë.

"T’i drejtohen mjekut të familjes filimisht, për të marrë këshillat dhe mjekimin e duhur. Me tej në qoftë se rasti vlerësohet nga mjeku i familjes që duhet të paraqiten në spital patjetër që trajtimi duhet të vazhdohet në spital", tha Albana Haxhiu pediatre.

Mjekja pediatre thekson se rreth 20 fëmijë shtrohen çdo ditë në spital, të tjerët pas vizitës marrin mjekimin në banesa.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës