Pedofili anglez del nga Shqipëria
drejt burgjeve të Britanisë

Pedofili anglez del nga Shqipëria<br />drejt burgjeve të Britanisë
TIRANE - Pedofili anglez Robin Arnold, do të lerë burgun e Vaqarrit në Shqipëri dhe do të vazhdojë të vuajë dënimin prej 15 vjetësh e gjashtë muajsh në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky vendim është dhënë nga Gjykata e Tiranës pas kërkesës së të dënuarit për transferimin e tij. Vendimi është marrë në bazë të Konventës Europiane “për transferimin e të dënuarve”.

Robin Arnold është dënuar në vitin 2010 nga Gjykata e Tiranës dhe më pas nga ajo e Apelit me 15 vjet e gjashtë muaj me akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Ndërkohë në gjykim shtetasi anglez ka kërkuar që dënimin ta kryejë në institucionet e Mbretërisë së Bashkuar. Gjykata e Tiranës në datën 28 të muajit maj ka vendosur se kërkesa e këtij shtetasi duhet të merret parasysh.

Kështu që mbeten vetëm procedurat e fundit, që pedofili I shumëpërfolur tre vjet më parë, të largohet nga burgjet e Shqipërisë për të vuajtur në ato të Britanisë së Madhe.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim