TIRANE- Tjera fakte tronditëse zbulohen një ditë pas arrestimit të Ardian Prrenjasit. Julian Çela, djaloshi 11 vjeçar i rrëmbyer më pas i vrarë, dhe 10 vjeçari i cili u arrit të shpëtohej falë ndërhyrjes në kohë nuk janë 2 fëmijët e vetëm që janë rrëmbyer nga 45 vjeçari nga fshati Përrenjas i Librazhdit me banim në Laprakë.
Faktet në kohë tregojnë se në arshivat e policisë së Librazhdit Ardian Prrenjasi është regjistruar në 2004 si person që ka rrëmbyer 2 fëmijë në fshatrat e këtij qyteti.
Fëmijët e rrëmbyer para 9 vitesh nga Prrenjasi janë shpëtuar nga policia, informon gazetari ynë në Elbasan Andi Qosja. Për dy rastet e veçuara të rrëmbimit monstra është dënuar me gjobë. 45 vjeçari Ardian Prrenjasi jetonte në Librazhd në vitin 2004. Ndërkohë që në 2008, kur Prrenjasi banonte në Laprakë rrëmbeu një tjetër fëmijë dhe për këtë u dënua nga gjykata e Tiranës me 60 mijë lekë gjobë
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com