Pedofili në Gjermani shtirej si dado dhe abuzonte seksualisht me fëmijët, mbi 124 akuza për të

Pedofili në Gjermani shtirej si dado dhe abuzonte seksualisht me fëmijët,  mbi 124 akuza për të

Foto ilustruese

Një 45-vjeçar në Gjemani akuzohet për pedofili dhe është vënë para drejtësisë. AI paraqitej si dado që të fitonte besimin e prindërve dhe më pas abuzonte seksualisht me fëmijët e tyre. Sipas medias gjermane, RTK News, personi dyshohet se ka shkëmbyer foto dhe video pornograike me fëmijët. Në perceptimin publik, rasti është njësoj si rastet e tjera të abuzimeve të viteve të fundit. Për 45- vjeçarin ka flluar proceci në Këln ditën e martë.

Në një intervistë për median gjermanë, avokatja e një famije viktimash, Sandra Buhr, zbuloi detaje mizore dhe tha se ai o përballet me 124 akuza për veprat që ka kryer midis viteve 2005-2019. Prokurorët po kërkojnë 15 vite burgim për të dyshuarin për pëdofili. Në 99 raste bëhej fjalë për akuza për abuzim seksual me fëmijët. Vetë i akuzuari thotë se ka kryer krime me mbi 13 fëmijë të moshës 11 muajsh deri në 13 vjeç.

Avokatja Sandra Buhr ka rrëfyer historinë tragjike të një familjeje. Prindërit e një fëmijë të dhunuar punësuan një dado por më vonë, kur mësuan se për çfarë akuzohet personi në fjalë, zbuluan se dhe fëmija i tyre mund të ketë qenë viktimë e një krimi të tmerrshëm.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë