TIRANE - Me të njëjtat rroba të së dielës kur u arrestua, është shfaqur dje në gjykatë, Ardian Prenjasi. Mbante të njëjtat gjëra në trup, përveç lidhëseve të këpucëve, masë kjo siç duket, e marrë nga Policia e Burgjeve, me qëllim që të mos t’i krijohej mundësia për ndonjë tentativë të mundshme vrasjeje. I qetë dhe pa shprehur pikë pendese, rrinte brenda kafazit të hekurt, duke dëgjuar akuzat e ngritura ndaj tij nga prokuroria, si dhe vendimin e trupit gjykues.
MASA E ARRESTIT
Ardian Prrenjasi mbërriti në Gjykatës e Tiranës, rreth orës 10:30, ndërkohë që për ditën e e djeshme ende nuk kishin nisur kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës në vendgrumbullimin e Sharrës. Arrestimi në flagrancë i tij dhe rrëfimi i ngjarjes së përdhunimit nga vetë i dëmtuari A.C., si dhe prova të tjera kanë mundur të dokumentojnë akuzën.
Prrenjasi u arrestua më 17 mars 2013, brenda në banesën e marrë me qira prej tij në rrugën “Bujar Kaloshi” në Laprakë, ku gjatë ndërhyrjes së policisë, burri u gjet poshtë lavamanit të banjës, teksa mbante me forcë nën kërcënimin e thikës, 10-vjeçarin. Gjykatësja ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë, për “Arrest me burg” për 45-vjeçarin Prenjasi, për marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me dhunë ndaj të miturit.
KËRKIMET NË SHARRË
Pas dhënies së masës së arrestit, Prrenjasi është dërguar në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë, për të ndërtuar skenën, se ku e ka parë për herë të fundit trupin e Julian Çelës. Prrenjasi është sjellë me një furgon policie dhe në dëshmitë e tij, ai ka qenë kontradiktor dhe policia ka rrethuar 3 zona, ku sipas tij, mund të jetë i hedhur trupi i 11-vjeçarit të zhdukur që nga 30 nëntori i vitit 2012.
Në bazë të deklarimeve të para të Prenjasit, policia ka lokalizuar zonën ku mund të jetë hedhur trupi i pajetë i 11-vjeçarit. Menjëherë dje, me ndihmën e mjeteve të ushtrisë, kërkime të specializuara janë kryer dje në fushën e mbetjeve në Sharrë për trupin e Julian Çelës. Ato kanë vazhduar deri në orën 16:15, kohë dhe kur janë ndërprerë.
Gërmimet dje u bënë në tri gropa të ndryshme, të piketuara prej vrasësit. Me të mbërritur në Sharrë, Ardian Prenjasi ka dhënë një dëshmi tjetër, se ku mund të ishte hedhur trupi i 11-vjeçarit, duke dhënë indikacione dhe për dy parcela të tjera. Aktualisht, gërmimet kanë nisur në parcelën nr. 1 të mbetjeve.
Pikërisht në atë parcelë, më 18 mars Prenjasi i tregoi grupit hetimor, se ku e kishte parë trupin e Julianit për herë të fundit. Por, duket se dëshmitë e tij janë kontradiktore, duke ditur që ai kishte 5 vjet që punonte në një firmë pastrimi në kryeqytet dhe fushën e grumbullimit të mbeturinave në Sharrë e njihte mirë. Për këtë arsye, ndoshta ai nuk mund të harronte lehtë vendin ku mund të ketë hedhur viktimën e mundshme të tij, 11-vjeçarin Julian Çela.
*Në foto gjatë kerkimeve për trupin e Julian Çelës në Sharrë
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.03.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com