Nuk ka fund perversiteti i 68 vjeçarit nga Vora i cili u ekstradua për në Itali pasi prej disa kohësh kërcënonte një 14 vjeçre italiane se do t’i publikonte fotot nudo nëse nuk vazhdonte të fliste me të në “facebook”. Pas ekspertizave të bëra nga pala italiane u gjetën se në kompjuterin e Ahmet Dedajt kishte foto dhe video me përmbajtje pornografike edhe të mbesës dhe vajzës së tij. 68 vjeçari nuk kishte qenë asnjëherë në Itali por e zotëronte gjuhën shumë mirë. Ai i kishte mushur mendjen 14 vjeçares italiane që nëpërmjet komunikimit me kamera në rrjete sociale të zhvishej dhe t’i dergonte video dhe foto nudo.
/Shqiptarja.com








