Pedofilia, vëllimi i krimeve
dhe dinamika e fenomenit
Krimet seksuale dhe veprat penale kunder moralit dhe dinjitetit nuk jane nga grupi i veprave penale të ndeshura shpesh, madje ne përpunimin statistokorë të cështjeve penale të proceduara ndër vite ky grup krimesh përfaqeson grupin e figurave të veprave penale më pak të proceduara dhe me prirje numerike jo në rritje.
Krimet seksuale dhe veprat penale kunder moralit dhe dinjitetit nuk jane nga grupi i veprave penale të ndeshura shpesh, madje ne përpunimin statistokorë të cështjeve penale të proceduara ndër vite ky grup krimesh përfaqeson grupin e figurave të veprave penale më pak të proceduara dhe me prirje numerike jo në rritje. Kështu sipas Vjetarit Statistikor të Ministrisë së Drejtësisë në vitin 2009 në vendin tonë janë proceduar 25 krime seksuale (nenet 100 – 108) dhe 80 vepra penale kundër moralit, dinjitetit dhe familjes (nenit 113 – 130)1 . Po të krahasohen me vëllimin e cështjeve të proceduara nga gjykatat shqiptare një vit më parë në vitit 2008 shohim se krimet seksuale dhe veprat penale kundër moralit, dinjiteti dhe familjes janë pakesuar në numër ndjeshëm, dhe përbëjnë të vetmin grup krimesh që ka pësuar rënie. Konkretisht grupveprat penale krime seksuale 13 cështje më pak nga 38 cështje në vitin 2008 në 25 cështje penale në vitin 2009; grupveprat penale krime kundër moralit, dinjitetit dhe familjes 46 cështje penale më pak, nga 126 cështje penale në vitin 2008 në 80 cështje penale në vitin 2009.
Krimet më të pakta në numër për vitin 2009 janë ato në fushën e krimeve seksuale, kundër lirisë së personit dhe kundër moralit dhe dinjiteti dhe familjes me respektivisht 3, 2 dhe 3 krime për cdo vepër penale të këtyre fushave.2
Por është tepër e rëndësishme të theksohet se nga 25 krime seksuale të proceduara në vitin 2009, 21 prej tyre janë krime seksuale me subjekt pasiv të miturin. Kjo përkon me një situatë disi alarmante sa i takon viktimizimit seksual të të miturve dhe si e dhënë statistikore kërkon analizën e nevojshme. Ndërkohë problematik shfaqet edhe fakti që krimet seksuale duke i hulumtuar në një mënyrë disi mediatike (edhe për mangësi të metodologjisë së Ministisë së Drejtësisë në paraqitjen statistikore) konstatohet se kryhen në rrethana rënduese, me numër të madh viktimash dhe në forma të rënda bashkëpunimi. Këtu vlen të përmëndet rasti i procedimit penal ndaj themeluesit dhe financuesve të qëndrës “Fëmijët e tij”, rast i një procedimi me shumë viktima të mitur të abuzuar seksualisht, krim i kryer në bashkëpunim dhe në kushte në vënies në kujdestari të të miturit në një organizëm të shfrytzuar për qëllime abuzimi seksual. Gjithashtu vlen të përmëndet se në disa raste krimet seksuale ndaj të miturve janë shfaqur në forma të rnëda dhe me pasoja deri ne humbje jete.
Vlen të theksohet se neni 117 Pornografia është një nen me të cilin nuk është proceduar asnjëhere. Por haptasi kjo dëshmon jo për një mungesë të veprimit kriminal por edhe për një mangësi të legjislacionit në krijimin e strukturave monitoruese dhe denoncuese të këtijë fenomeni.
*Marrë nga open.data.alRedaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48