Qytetarët e Beratit mbushin pedonalen sikur COVID-19 të mos ekzistonte e të ishte një ditë normale. Edhe pse është zonë e gjelbër dhe kufizimet janë më të pakta se sa në zonat e kuqe, qytetarët përsëri nuk i respektojnë rregullat e vendosura për të shmangur grumbullimet.
Koha e mirë e pasdites ka nxjerrë nga shtëpitë banorët për shëtitje , duke harruar se virusi tashmë është prezent. Ata kanë mbushur bulevardin e qytetit të "Një mbi një dritareve" duke mos rrespektuar distancën, pa maska mbrojtëse dhe në grup.
Kjo pakujdesi e qytetarëve mund të sjellë shtim të rasteve të të prekurve me koronavirus, duke vënë në rrezik të gjithë vendin. Kujtojmë se 18 raste të reja janë shënuar ditën e sotme në vend, konkretisht, 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës.

Qyteti i Beratit tashmë ka 9 të prekur dhe 5 raste aktive deri më tani.
/r.k./Shqiptarja.comKomente

