Peinirli greke me pançetë, mozarela dhe vezë

Përbërësit për brumin:

  • 500 gr miell
  • 7 gr maja e thatë ose 25 gr maja e freskët
  • 320 ml ujë i vakët
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  •  
  • Për mbushjen:
  • 250 gr mozzarella e grirë
  • 200 gr djathë kaçkavall i fortë
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 200 gr pançetë ose proshutë e tymosur
  • 4 vezë
  • Piper i zi, rigon
  • Gjalpë për sipër, pas pjekjes

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni brumin. Tretni majanë dhe sheqerin në ujin e vakët. Lërini 10 minuta. Përziejeni miellin me kripën, shtoni vajin dhe majanë. Punojeni brumin për 8–10 minuta derisa të bëhet një brumë i butë dhe elastik. Mbulojeni dhe lëreni të fryhet për 1–1½ orë, derisa të dyfishojë vëllimin. Më pas ndajeni brumin në 4 toptha dhe hapeni secilin në formë ovale, rreth 30 × 15 cm. Vendosni përzierjen e djathërave dhe pançetën në mes. Palosni anët drejt brenda dhe bashkojini skajet duke krijuar formën karakteristike të "varkës". Ngrohni furrën në 250°C dhe piqini pitet e mbushura për 8–10 minuta. Nxirrini nga furra, hapni pak mbushjen në mes dhe thyeni nga 1 vezë mbi secilën pite. Futini përsëri në furrë edhe 3–5 minuta, derisa e bardha e vezës të mpikset, ndërsa e verdha të mbetet pak e lëngshme. Sapo t'i nxirrni nga furra, vendosni një copëz të vogël gjalpë dhe sipas dëshirës spërkatini me pak rigon ose piper të zi.