Kur pranvera duket se vonon të mbërrijë në Alpet Shqiptare në verilindje të vendit, natyra vazhdon të dhurojë pamje mahnitëse dimërore edhe në fund të majit. Shoqata “Shkëmbi Mountain”, përmes faqes së saj zyrtare, ka publikuar disa pamje të turistëve të huaj që përshkojnë në këmbë dhe me kuaj bjeshkët e Sylbicës dhe Dobërdolit në Tropojë, të shoqëruar nga banorë të zonës.
Edhe pse jemi në prag të verës, këto zona alpine vijojnë të mbeten të mbuluara nga bora, duke krijuar një kontrast të rrallë mes staneve tradicionale dhe peizazhit të bardhë malor. Turistët kanë zgjedhur të eksplorojnë shtigjet alpine, ndërsa banorët vendas vazhdojnë të mbajnë gjallë traditën e mikpritjes dhe jetës në bjeshkë.
Pamjet e publikuara tregojnë jo vetëm bukurinë e egër të Alpeve Shqiptare, por edhe potencialin turistik që kjo zonë ofron për vizitorët vendas dhe të huaj, të apasionuar pas aventurës dhe natyrës.
Komente









