Antidroga e Policisë së Kosovës ka zbuluar sot sasinë më të madhe të kanabisit të kapur ndonjëherë në vend. Në Kliçinë të Pejës është sekuestruar 1 ton kanabis, me vlerë përafërsisht 5 milionë euro.
Sekuestrimin e lëndëve narkotike e ka konfirmuar Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë Themelorë në Pejë, sasia më e madhe që pas luftës në Kosovë.
“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim...”, ka shkruar Nikçi në llogarinë e tij në Facebook.
Aktualisht ka nisur shkatërrimi i bimëve të drogës, ndërsa më vonë pritet një konferencë për aksionin e sotëm për të cilin thuhet se nuk ka të të arrestuar.