TIRANE - Ndarja tragjike nga jeta e djalit 11 vjeçar të ish-zëvendësministrit të Brendshëm Avenir Peka, Rubin Peka, ka tronditur opinionin publik, ku qytetarë të shumtë i kanë shprehur ngushëllimet e tyre, në faqen zyrtare në Facebook të ish-zëvendësministrit Peka.
Qytetarët shprehen të tronditur për ngjarjen e ndodhur teksa në postimet e tyre shprehin ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.
Krahas kësaj, në faqen e tij zyrtare vetë ish-zëvendësministri i Brendshëm, ka postuar një foto të djalit të tij 11 vjeçar, ku krah saj shprehet i tronditur se i është larguar nga kjo botë, shoku i tij më i mirë dhe drita e syve të tij.
“Me iku drita e syve. U prehsh ne paqe shoku im” shkruan Peka
Djali 11-vjeçar i ish-zv/ministrit të Brendshëm Avenir Peka humbi jetën nga një aksident i ndodhur rreth orës 20:15 pranë Komunës së Parisit, në zonën e Kopshtit Botanik.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com