Pekini teston miliona banorë pas shpërthimit të ri të COVID-19
Punëtorët shëndetësorë kinezë duke vendosur barriera metalike
Autoritetet në kryeqytetin kinez, Pekin kanë rritur të hënën përpjekjet për të penguar përhapjen e koronavirusit, pas identifikimit të një shpërthimi të ri në një bar të njohur për pije të lira alkoolike dhe turma të mëdha.
Shpërthimi i ri, i së paku 200 rasteve që lidhen me këtë bar – i cili është rihapur javën e kaluar pas kufizimeve për pandeminë tregon sa e vështirë do të jetë për Kinën të zbatojë politikën e “zero-rasteve me COVID”, teksa pjesa më e madhe e botës është duke tentuar të mësohet që të jetojë me virusin.
Çaojang, rajoni më i madh i Pekinit ku gjendet bari ka nisur të hënën testimin masiv të 3.5 milionë banorëve.
Deri më tani janë identifikuar 10,000 kontakte të ngushta që janë vënë në izolim.
Sipas dëshmitarëve, nëpër lagje janë instaluar barriera të mëdha metalike dhe punëtorët shëndetësorë janë parë duke dezinfektuar të gjitha ambientet.
Shpërthimet e reja me koronavirus janë duke rritur shqetësimet për ekonominë e Kinës dhe ndikimin në botë.
Ky shtet është ende duke marrë veten pas izolimit dymujor në Shangai, qytetit më komercial kinez./REL
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Komision hetimor vetëm për çështje konkrete,jeni dakord me propozimin e PS?
-
Po
68.8%
-
Jo
24.6%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 4142
Lajme të tjera
-
Kompania Meta shkatërron rrjetin e mijëra llogarive të rreme në Kinë
1 Dhjetor, 10:10
-
Kina zhvillon stërvitje ushtarake përgjatë kufirit me Mianmar
28 Nëntor, 14:36
-
BIRN: Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës
27 Nëntor, 18:58
-
OBSH: Rastet me sëmundje respiratore në Kinë në nivel më të ulët se para pandemisë
27 Nëntor, 10:50
-
Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut pajtohen për forcimin e marrëdhënieve tripalëshe
26 Nëntor, 14:10
-
Kina dhe Japonia zotohen të përmirësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve
25 Nëntor, 17:39
-
Sfidat globale në qendër të vizitës së kryediplomates franceze në Kinë
24 Nëntor, 18:33
-
Franca i kërkon Kinës të mos mbështesë Rusinë në Ukrainë
24 Nëntor, 14:30
-
Kina i përgjigjet OBSH-së për pneumoninë e fëmijërisë: Asgjë e re apo e pazakontë
24 Nëntor, 08:17
-
Kremlini: Presioni i SHBA-së ndaj Rusisë dhe Kinës është i pakuptimtë
23 Nëntor, 15:45
-
Pneumoni misterioze tek fëmijët, OBSH kërkon informacion nga Kina
23 Nëntor, 10:00
-
Biden nënvizon përpjekjet me Kinën e Meksikën për luftën ndaj fentanilit
22 Nëntor, 15:40