Pelegrinazhi në malin e Tomorrit,
Baba Mondi: Falni dashuri

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit,<br />Baba Mondi: Falni dashuri
Mijëra besimtarë bektashinj kanë mbushur faqen e malit të Tomorrit, në ato që njihen si ditët e pelegrinazhit.  Në ceremoninë në këtë vend të shenjtë ka marrë pjesë presidenti Bujar Nishani, kryegjyshi Baba Mondi, i cili ka uruar pjesëmarrësit për festën, ndërsa ka folur mbi rëndësinë e saj.  Gjithashtu ishin dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ambasadori i OSBE-së dhe dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
 
 Kryegjyshi Baba Mondi tha se zoti është i gëzuar për gjithë ata besimtarë që janë ngjitur në malin e Tomorrit. Ndërkohë presidenti Bujar Nishani, duke rikujtuar tolerancën fetare në Shqipëri, ka theksuar mbi këto vlera do të jemi pjesë e BE-së.
Në prani të mijëra besimtarëve bektashianë nga Shqipëria, por dhe nga diaspora, Presidenti në përshëndetjen e tij vlerësoi kontributin dhe veprën e drejtuesve të nderuar bektashinj që nga Baba Abaz Aliu, Vëllezërit Frashërllinj, e deri tek i ndjeri Haxhi Dedë Reshat Bardhi.

Ai vuri në dukje bashkëjetesën historike e tradicionale mes feve në Shqipëri, ku pasuesit e gjashtë feve ushtrojnë krejt lirshëm e në harmoni të plotë me njëri-tjetrin besimin e tyre shpirtëror.

"Kjo bashkëjetesë, harmoni e tolerancë është kontribut dhe fryt i bashkësive fetare shqiptare, i përfaqësuesve dhe drejtuesve shpirtërore, të cilët predikojnë me urtësi dhe devotshmëri mësimet e shenjta dhe parimet e shëndosha të moralit njerëzor, por mbi të gjitha, këto vlera u përkasin qytetarëve shqiptarë, të cilët i ruajnë e i lartësojnë ato dita-ditës", u shpreh Presidenti.

Këto vlera, theksoi ai, do t'i përçojmë dhe eksportojmë edhe në mozaikun e vlerave të shumëllojshme të familjes së madhe evropiane, aty ku aspirojmë të bëjmë pjesë sa më shpejt e me merita të plota edhe zyrtarisht, e jo vetëm gjeografikisht.

Gjatë kësaj ceremonie, Baba Mondi i dhuroi Kreut të Shtetit simbolin e Abaz Aliut në mirënjohje për pjesëmarrjen në pelegrinazhin madhështor të Malit të Tomorit duke ndarë gëzimin dhe mrekullinë që fali Shenjti Abaz Ali për milionat dhe besimtarët sufi në të gjithë botën.
 
Data 23 është edhe dita e përkujtimit për një nga figurat e nderuara të këtij besimi islam, Abas Aliut.  Mijëra pelegrinë e kanë quajtur pjesë të detyrimit moral këtë sakrificë, duke qëndruar një javë në këtë vend, i cili quhet i shenjtë për besimtarët bektashinj. Kjo festë ka 23 vite që është kthyer në një ritual.

Fjala e plotë e Presidentin Nishani në Festën e pelegrinëve bektashianë

Redaksia Online
(g.f/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?