Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit kulmon gjatë fundjavës, me mijëra pelegrinë i drejtohen vendit të 'shenjtë'! Policia merr masat, shton kontrollet dhe radarët në rrugë

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve fillon nga data 18-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Ditën më kulminante të pelegrinazhin janë më 21, 22 dhe 23 gusht. Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët,banjot,ndriçimi dhe uji i pijshëm.

Malit të Tomorrit konsiderohet “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet,mirësi e paqe në familjet e tyre.

Për mbarëvjatjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë, me patrulla të lëvizshme të pajisura me mjete të paloguara, me alkooltestues, me kamera, dronë e aparate fotografik.

Sipas policisë në akset kryesore Lushnjë-Skrapar dhe Elbasan-Korçë, janë instaluar radarë në pika të ndryshme me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, që sjell për pasojë përfshirjen në ngjarje rrugore të atyre drejtuesve të mjeteve që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar edhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Nisur nga fluksi shumë i madh përgjatë gjithë sezonit turistik  policia ka instaluar radarë duke filluar nga rruga e Kombit, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Sarandë e Gjirokastër dhe ka rritur prezencën e patrullave rrugore të lëvizshme në këto akse, por edhe në qendrat urbane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptaria: 21/08/2021 06:07

    Nuk lejohet te besh peligrinazh vetem se ne tre xhamia. Meke, Medine dhe Xhamine Aksa ne palestine. Peligrinazhi tomorr mbar simbolika idhujtarie dhe nuk lejohet. Moniteismi islam nuk pranon qe kurbanet te behen ne mal tomorrit por secili e ben ne shtepi te tij si nderim per Zotim dhe jo malin. Bejtashijte ndryshe nga sunite jane idhujtare qe adhurojne varret ne vend qe ti falen vetem Zotit

    Përgjigju
  • vjeshta: 20/08/2021 22:17

    Booboooo.... prapë këta idiota do therin dele,e do të qelbin vendin???!!! Dhe nuk do të mungojë prapë ai kryeqelbësira president!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë