Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve fillon nga data 18-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Ditën më kulminante të pelegrinazhin janë më 21, 22 dhe 23 gusht. Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët,banjot,ndriçimi dhe uji i pijshëm.

Malit të Tomorrit konsiderohet “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet,mirësi e paqe në familjet e tyre.

Për mbarëvjatjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë, me patrulla të lëvizshme të pajisura me mjete të paloguara, me alkooltestues, me kamera, dronë e aparate fotografik.

Sipas policisë në akset kryesore Lushnjë-Skrapar dhe Elbasan-Korçë, janë instaluar radarë në pika të ndryshme me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, që sjell për pasojë përfshirjen në ngjarje rrugore të atyre drejtuesve të mjeteve që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar edhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Nisur nga fluksi shumë i madh përgjatë gjithë sezonit turistik  policia ka instaluar radarë duke filluar nga rruga e Kombit, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Sarandë e Gjirokastër dhe ka rritur prezencën e patrullave rrugore të lëvizshme në këto akse, por edhe në qendrat urbane.