Pelegrinazhi në ‘Malin e Tomorrit’, policia e Beratit publikon masat për sigurinë

Pelegrinazhi në ‘Malin e Tomorrit’, policia e Beratit publikon masat për sigurinë

Pelegrinazh në malin e Tomorrit

Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, një mal i konsideruar “i shenjtë” për besimtarët bektashinj pasi në të prehet Abaz Aliu. Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet nga 20-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm.

Mijëra pelegrinë udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin.

Në lidhje me mbarëvajtjen e sigurisë dhe policia ka bërë publik planin e masave për garantimin e rendit të sigurisë, për parandalimin e aksidenteve, rritjen e sigurisë rrugore, garantimin e qarkullimit normal të mjeteve dhe këmbësorëve në akset rrugore dhe në zonat turistike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, për periudhën 18 – 25 gusht 2022.

Në zbatim te planit te masave është hartuar plan-vendosja e shërbimeve të Policisë përgjatë të gjitha akseve rrugore që të çojnë në Malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme të teqesë në Malin e Tomorrit.

Në terren do të jenë 185 efektivë me rreth 42 mjete të DVP Berat, të cilat do të mbështeten nga shërbimet e Repartit të FNSH-Fier, si dhe nga Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore, të cilat do të mbikëqyrin 24 orë dhe do të menaxhojnë çdo situatë të krijuar në akset rrugore, si dhe në ambientet rreth teqesë në Kulmak, ku dhe do të kryhen ritet fetare.

Për zbatimin e këtij plani masash do të bashkëpunohet me organet e pushtetit vendor, P.M.N.Z.SH.–në, Spitalin Rajonal Berat, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane etj.

Itenerari i qarkullimit të mjeteve të pelegrinëve:

Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të Malit Tomorr (drejt teqesë) do të jetë:

Hyrje e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi Uznovë – Kryqëzimi Plirëz – Teqeja e Kulmakut.

Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga Mali Tomorr (Teqeja) do të jenë:

Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – Berat (rruga kryesore Antipatrea) –  Rrethrrotullimi i Kombinatit;

Teqe e Kulmakut – Novaj – Bogovë – Poliçan – Uznovë – Berat (rruga kryesore Antipatrea) –  Rrethrrotullimi i Kombinatit.

Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës, këshillohet të përdorin aksin rrugor “Çorovodë – Gjerbës – Teqeja Kulmak” dhe kthim.

Kufizime per mjetet:

Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë – Berat”, ”Ura Kuçit – Dimal – Berat”, “Pobrat – Dimal – Berat”, ”Berat – Mali Tomorrit”, ”Berat – Çorovodë”,  ”Çorovodë – Gjerbës – Mali Tomorrit”, nuk do të lejohet të qarkullojnë mjete të tonazhit të rëndë nga ora 06:00 – 24:00, për periudhën 18 – 25 gusht 2022.

Kufizime do të ketë edhe për autobusët, të cilët nuk do lejohet të qarkullojnë në aksin “Plirëz – Teqeja e Kulmakut – Mali i Tomorrit”.

Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet. Gjithashtu, është i ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në aksin e rrugës.

Drejtuesit e mjeteve të zbatojnë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë për vendet ku do të lejohet pushimi dhe parkimi i mjeteve. Kërkojmë mirëkuptimin  e qytetarëve për kufizimet e lëvizjes në disa segmente rrugore në qytetin e Beratit.

Informojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët që do të marrin pjesë në pelegrinazh, se në të gjitha akset rrugore dhe ambientet përreth teqesë së Kulmakut, gjatë 24 – orëve, do të ketë prezencë të shërbimeve të Policisë, të cilët do të asistojnë dhe do të japin ndihmë në çdo rast nevoje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?