Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi gjatë vizitës së tij në Qarkun e Beratit, ka zhvilluar dhe një takim me fermerët e fshatit Drenovicë, Bashkia Ura Vajgurore. Gjatë bashkwbisedimit me banorwt, Ministri u ka shpjeguar të pranishmëve nevojën e riorganizimit dhe bashkimit në formacione më të mëdha, siç janë SHBB (Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor), të cilat janë më të avantazhuara, përsa i përket skemës së mbështetjes.

“Do mbështesin rritjen e sipërfaqes së serave, do t’ju mbështesim me subvencion prodhimin, por ju inkurajojmë edhe që të rriteni. Në qoftë se nuk keni mundësi të merrni toka me qira dhe të bëni sera, atëherë bashkohuni. Nuk po themi që të bashkoheni në kooperativë, si qëmoti, pra të bashkoni tokën, vazhdoni secili tokën e vet, por bashkohuni në një SHBB, apo në një grup fermerësh, apo bëhuni bashkë, sepse po të jeni bashkë keni mundësi të përfitoni më tepër.”  

“E vetmja, që ne kërkojmë nga ju, është që edhe ju të bëni një hap përpara. Ne do bëjmë një hap përpara dhe ju duhet të bëni një hap përpara. E kam fjalën për organizimin tuaj, që është në dobinë tuaj, por për shkak të mentalitetit tonë, ne e kemi një çik të vështirë të bashkëpunojmë. Duhet të filloni bashkëpunimin në shitje apo në blerjen e inputeve, që të rrisni fermat.” “Kështu, që sa më shumë të bashkoheni ju, aq më të thjeshtë e kanë grumbulluesit të bëjnë kontrata të mëdha. Sepse, me 500 fermerë është më e vështirë, sesa të merresh me 30.”

Ministri ka qenë i qartë dhe gjatë shpjegimeve, në lidhje me riorganizimet e Drejtorive të Bujqësisë, dhe produkteve të cilave, do t’u jepet përparësi në skemën e mbështetjes financiare, si dhe mënyrës së veprimit për të tregtuar mallin. Duke filluar që nga prodhimi, grumbullimi, ambalazhimi, çertifikimi dhe negociimi me njësitë tregtare.

“Ndaj kur themi që do t’i shpërbëjmë drejtoritë e bujqësisë, nuk do të thotë që do t’i shkrijmë, por do t’i riorganizojmë.” “…Ato produkte, që janë produkte eksporti, apo që mund zëvendësojnë importin, që janë të konkurrueshme, që kanë treguar se janë të suksesshme, … ne duhet t’i mbështesim në çdo ferme. Çdo fermer duhet ta ketë një pikë kontakti me agronomin, për t’u këshilluar gjatë sezonit të mbjelljes. Këtë gjë do ta arrijmë!”

“Ndërsa, po të jeni bashkë, zgjidhni një negociues, edhe çmimi që merrni është më i mirë.” Gjatë këtij takimi, Ministri Peleshi u shoqërua nga deputetë të Qarkut Berat, përfaqësues të pushtetit vendor dhe zëvendësministri Dhimo Kote.

Zbardhje e Plotë
Me 200 agromonë që kemi në gjithë Shqipërinë, ne nuk i mbulojmë dot të gjitha fermat e Shqipërisë, kjo është e vërtetë. Nga ana tjetër, edhe këta 200 agronomë kanë qenë të ngarkuar, me shumë punë të tjera. Pati përmbytje tani, agronomët merren me llogaritjen e dëmeve etj. Menaxhimin e kontratave të qirasë, çertifikata fito - sanitare etj. Pra, nuk bëjnë vetëm këshillim, edhe kaq pak forca sa kemi. Ndaj kur themi që do t’i shpërbëjmë drejtoritë e bujqësisë, nuk do të thotë që do t’i shkrijmë, por do t’i riorganizojmë. 

Do krijojmë Agjencinë e Ekstensionit, pra të Këshillimeve për Fermerin, do të krijojmë dhe Agjencinë e Shërbimit Veterinar, që nuk ka lidhje me këtë fushë, por është po kaq e rëndësishme. Edhe pas riorganizimit, nuk do të kemi dot mundësi, që çdo fermer të ketë një agronom, ta themi hapur, por ama ato produkte, që janë produkte eksporti, apo që mund zëvendësojnë importin, që janë të konkurrueshme, që kanë treguar se janë të suksesshme, ato ne duhet t’i mbështesim në çdo ferme. Çdo fermer duhet ta ketë një pikë kontakti me agronomin, për t’u këshilluar gjatë sezonit të mbjelljes. Këtë gjë do ta arrijmë! Pra, kush është ndryshimi që do të fillojmë nga janari e në vazhdim, përsa i përket subvencioneve, meqënëse jeni të interesuar patjetër. 

Në qoftë se deri më sot, ne ato para që ka buxheti i kemi thërmuar tek të gjithë, pra i kemi dhënë ku kemi mundur pak tek të gjithë, tani po e ndryshojmë skemën. Tani do t’u japim atyre fermerëve, apo atyre kulturave, që janë konkurruese. Domethënë, domatja ka treguar që po rritet, eksporti po dyfishohet, po trefishohet. Molla, agrumet etj. Kemi rreth 15 produkte, speci, bostani etj. 15 produkte. Këto do t’i mbështesin nga fermeri, grumbulluesi, përpunimi, marketingu, çertifikimi. Të gjitha do t’i mbështesim ne. E vetmja, që ne kërkojmë nga ju, është që edhe ju të bëni një hap përpara. Ne do bëjmë një hap përpara dhe ju duhet të bëni një hap përpara. E kam fjalën për organizimin tuaj, që është në dobinë tuaj, por për shkak të mentalitetit tonë, ne e kemi një çik të vështirë të bashkëpunojmë. Duhet të filloni bashkëpunimin në shitje apo në blerjen e inputeve, që të rrisni fermat. Sepse, ne duam të mbështesim domaten, por duam të mbështesim akoma më shumë, ferma më të mëdha. Unë po ju pyes sesa është mesatarja e serës, sepse dua ta di, ku ta vendosim kufirin.

Pikërisht këto ditë vendoset. Apo jo Dhimo? Këto ditë vendoset sa do ta vendosim kufirin e mbështetjes. Në qoftë se ke p.sh nën 5 dynymë do të marrësh 1 lekë. Në qoftë se ke me mbi 5 dynymë, vetëm apo me një grup fermerësh do të marrësh 3 lekë, dyfish apo trefish më tepër. Domethënë, në qoftë se do të keni mundësi të rritni sipërfaqen, të investoni në serat, të dyfshoni, të trefishoni sipërfaqen, ne do t’ju mbështesim për çdo mbjellje të re, apo sipërfaqe të re serash. Më shumë se ç’keni marrë ndonjëherë, dhe ky nuk është premtim elektoral, sepse nuk jemi në zgjedhje. Kush kultivon domate është fatlum, sepse është në prioritetin e skemës për vitin që vjen, nga janari e në vazhdim. Do mbështesin rritjen e sipërfaqes së serave, do t’ju mbështesim me subvencion prodhimin, por ju inkurajojmë edhe që të rriteni. Në qoftë se nuk keni mundësi të merrni toka me qira dhe të beni sera, atëherë bashkohuni. 

Nuk po themi që të bashkoheni në kooperativë, si qëmoti, pra të bashkoni tokën, vazhdoni secili tokën e vet, por bashkohuni në një SHBB, ago në një grup fermerësh, apo bëhuni bashkë, sepse po të jeni bashkë keni mundësi të përfitoni më tepër. Kaq e thjeshtë është. Ju jeni secili, po të themi nga 2 dynymë, jeni 3 shokë ngjitur me njëri – tjetrin. Në qoftë se bëheni një grup fermerësh me 6 dynymë, pra aplikoni si grup fermerësh, do merrmi më shumë mbështetje, sesa po aplikuat tek e tek. Kaq e thjeshtë është! Pse e bëjmë ne këtë, e bëjmë sepse e dime, që po të bashkoheni, keni dhe ju ca leverdi të tjera, që mbase tani ose s’i kuptoni, ose s’e vrisni mendjen, si me thënë jeni fokusuar tek puna, dhe punën e keni aq të madhe dhe aq të rëndë, sa nuk ju lë të mendoni për më tepër. Jeni të fokusuar tek prodhimi, por, po të bashkoheni keni shumë leverdi të tjera. Nuk e pyeta më kot zotërinë, përsa i përket sasisë. Një nga problemet, që kanë produktet tona në Europë, është që kur ti shkon të negociosh, ai shikon mallin, prodhimin, ka pretendime për çertifikimin, marketingun, ambalazhimin. Por, ta zemë se i kalon të gjitha këto, ngecim pastaj tek sasia. (Është kështu Dhimo?)  Në qoftë se ti shkon në një zinxhir supermarketesh, po zëmë një emër, Conadi, ata kërkojnë 5 mijë ton, ti thua unë 300 ton kam…

S’hyn fare në kontratë, le ta kesh shumë të mirë mallin, le ta kesh shumë të mirë çmimin. Ky është problemi që kanë dhe grumbulluesit. Mbase, nuk e di sa është dhe tek domatja, por te prodhimet e tjera qëndron. Kështu, që sa më shumë të bashkoheni ju, aq më të thjeshtë e kanë grumbulluesit të bëjnë kontrata të mëdha. Sepse, me 500 fermerë është më e vështirë, sesa të merresh me 30.  Këtë dua të them! E dyta! Ka shumë fermerë, si p.sh në zonën e Lushnjës, Divjakës, na kanë thënë, ankohen për çmimin e grumbulluesit. Çmimin me të cilin, ua merr tregtari. “Tregtarët fitojnë më tepër, ne fitojmë më pak…” edhe nuk është se nuk kanë të drejtë, kanë të drejtë! Kush e ka problemin? E para, njëherë është standardi, po këtu tek ju, keni standard evropian, s’ja vlen të flasim për këtë pjesë, dhe e dyta është mungessa e bashkimit. Në qoftë se ti s’ je i bashkuar, por ke një thes me kastraveca, ti nuk ke fuqi negociuese, nuk fuqi të flasësh me tregtarin.

“Ti thua t’i marr se nesër do më prishen.” Ndërsa, po të jeni bashkë, zgjidhni një negociues, edhe çmimi që merrni është më i mirë. Edhe në blerjen e inputeve, po të negociosh, një negociator, një përfaqësues për një sasi më të madhe inputesh, merr çmim më të mirë, cilësi më të mirë etj. Kjo është arsyeja, që të mos na keqkutoni, pse ne do t’i japim më tepër, atyre që grupohen, grupit të fermerëve apo SHBB aq më mirë. Po u bëtë SHBB (Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor) është akoma dhe më e leverdishme për ju. Këtë doja të thoja. 

d.c./shqiptarja.com