Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka deklaruar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se buxheti për institucionin që drejton do të rritet me 15%.

Buxheti për bujqësinë do të rritet 15%, 1.4 miliardë lekë më shumë se në vitin 2017” u shpreh ai. Por deputeti i PD, Mima ka replikuar duke u shprehur se “Buxheti i bujqësisë është sa 1% e vlerës së kanabisit shqiptar. Buxheti juaj sa ato qe skafisti thoshte se ministrit i duhej për zgjedhje”.

Ndërkohë që Shalsi ka akuzuar opozitën për Lazaratin para 2013, kur ishte në pushtet. “Të flasësh për kanabisin. E drejte e gjithkujt. Por patët 8 vjet në qeveri Lazaratin. Këtë komision ruajeni nga virusi i seancave parlamentare të shashkave” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com