Peleshi: Dëmshpërblimi i CEZ
i lartë, të shmanget arbitrazhi

Peleshi: Dëmshpërblimi i CEZ<br />i lartë, të shmanget arbitrazhi
TIRANE- Prishja e njëanshme e kontratës nga ish-qeveria Berisha me kompaninë “CEZ”, që i shkakton Shqipërisë një dëm prej 200 milionë eurosh, konsiderohet nga qeveria Rama si shifër e lartë për shpatullat financiare të vendit. Në një intervistë për “A1 Report”, Zv. Kryeministri Niko Peleshi, i pyetur për këtë çështje u shpreh se, qeveria po negocion me seriozitet për të arritur një marrëveshje të mirë me kompaninë çeke “CEZ” në mënyrë që të shmanget arbitrazhi. Sipas Peleshit, kjo marrëveshje nëse do të realizohet do të sillte mjaft lehtësi.
 
“Mos më kërkoni të them këtë, natyrisht që po ta krahasojmë me buxhetin tonë, kjo është një shifër shumë shumë e rëndë për shpatullat financiare të këtij vendi, është e lartë, por kjo është një çështje e trashëguar e papërgjegjshme, ne po bëjmë maksimumin që të arrijmë një marrëveshje që do të ishte shumë më e mirë dhe shumë më e lehtë se sa rezultati i arbitrazhit që asnjëherë nuk dihet se në ç’favor shkon”, tha zv/kryeministri Niko Peleshi.
 
Numri dy i qeverisë ka lajmëruar se nëse është shkelur ligji nga ish-qeveria Berisha në marrëdhënie me ketë kompani, do të mbahet përgjegjësi penale.
 
“Natyrisht nëse do të gjenden momente të konsumimit të veprës penal përgjatë kësaj marrëdhënie me CEZ , natyrisht që duhet të shkojnë për ndjekje penale , pastaj janë institucionet e drejtësisë e prokurorisë që do të bëjnë punën e tyre për ta hetuar”, u shpreh Zv/kryeministri Peleshi.
 
Zyrtarët e kompanisë energjetike çeke “CEZ AS”, kanë deklaruar më parë se janë të hapur për bisedime me palën shqiptare për të shmangur Arbitrazhin Ndërkombëtar, pasi Enti Rregullator iu hoqi licencën dhe konfiskoi asetet 1 vit më parë.
 
Kompania çeke ka sqaruar se do merret në konsideratë tërheqja nga Arbitrazhi, nëse të dy palët arrijnë një marrëveshje për kompensimin e dëmeve të shkaktuara ndaj kompanisë.
 
Çekët privatizuan Shpërndarjen e Energjisë Elektrike në Shqipëri në vitin 2009 me një vlerë prej 102 milionë euro, ndërsa deklarojnë se kanë investuar 100 milionë euro.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin