Anija 'Iliria' e 22 ushtarë me misionin e NATO-s në Egje, Peleshi: Jemi ofruar të çojmë edhe 100 në Rumani

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave njoftoi se Shqipëria do të dërgojë 22 ushtarë dhe një anije ‘Iliria’ në misionin e NATO-s në detin Egje. Po ashtu, Peleshi shtoi se vendi ynë është ofruar për të dërguar 100 ushtarë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s.

“Mision prej 22 ushtarakësh dhe një anije ‘Iliria’ në misionin e NATO-s në detin Egje. Pjesëmarrje e rëndësishme, ne jemi aktivë në KFOR, prezenca më e madhe në Kosovë, jemi në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar më shumë se 100 ushtarakë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Bëhen rreth 8 misione ku marrim pjesë në mënyrë aktive”, tha Peleshi.

Po ashtu, Peleshi tha në mbledhje se është rënë dakord që në takimin e radhës të miratohet ngritja e një Komiteti Shtetëror që do merret me festimet e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

"Nëntori është muaji i festave, dua të sjell diskutimin e bërë sot lidhur me 80-vjetorin e çlirimit të vendit tonë. Një faqe shumë e rëndësishme e historisë sonë kur Shqipëria u rreshtua në krahun e duhur të historisë dhe kjo na dha edhe një kredo dhe meritë për të kërkuar të jemi pjesë i projektit i Europës së Bashkuar. E kemi merituar dhje paguar këtë të drejtë historike, merr akoma më shumë kuptim të kremtojmë 80-vjetorin e kësaj faqeje historie. U ra dakord, për ngritjen një e Komiteti Shtetëror për festimet e 80 vjetorit, do festohet në gjithë Shqipërinë. Do ketë një koordinim, nga Ministria përmes një komiteti shtetëror", tha Peleshi. 


Lajmi kryesor:

Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për Turizmin, Kumbaro: Me rëndësi formalizimi i tregut, në fokus lehtësimi i procedurave për bizneset


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori