Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për Turizmin, Kumbaro: Me rëndësi formalizimi i tregut, në fokus lehtësimi i procedurave për bizneset

TIRANË- Qeveria miratoi sot një ligj të ri për turizmin që do të zëvendësojë atë të 2015.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se ky draft është konsultuar me grupet e interesit, ndërsa theksoi se ky pr/ligj do të ndihmojë në formalizmini e tregut të turizmit.

Kumbaro u shpreh se këto ndryshime janë bërë me qëllim që t’u përgjigjen dinamikave të reja të zhvillimit të këtij sektori si dhe sektorit privat, një rregullim i përbashkët me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

“Vizioni i këtij mandati të qeverisë është shumë më i avancuar sesa ligji i vitit 2015 ku realiteti në sektorin e turizmit nuk ishte aspak ky që kemi sot. Kjo e bënte të nevojshme. Edhe në konsultim me shumë përfaqësues të sektorit privat, qoftë për realitetet e reja, qoftë kërkesat e reja që vijnë nga konsumatorët për të dhënë garanci më shumë për shërbime cilësore, gjë që gjen garanci më shumë në amendimet që i kemi dhënë ligjit, mbi kërkesat për të pasqyruar disa realitete të strukturave akomoduese të cilat nuk ishin në ligjin ekzistues. Kjo nga njëra anë pasqyron më mirë rregullat e lojës, por nga ana tjetër është një mekanizëm i nevojshëm për formalizimin e tregut të turizmit. Rritja e kërkesës ka ecur më shpejt se oferta ndaj oferta turistike përgjigjet me formula të paformalizura në dispozita ligjore që e zgjidhim me kategoritë reja që miratuam sot.”

Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro përmendi edhe ndryshimet e reja që përkrahin sektorin privat siç është lehtësimi i procedurave burokratike në raport me Ministrinë e Turizmit e Mjedisit apo agjencitë në varësi që shkon paralelisht me një kontroll të shtuar për konkurencë të ndershme dhe transparencë në lidhje me organet tatimore.

Kemi ndërmarrë një sërë ndryshimesh që lidhen me procedurat burokratike qoftë me Ministrinë e Turizmit dhe me agjencitë e varësisë, por lehtësimi i procedurave shkon edhe me një kontroll të plotësuar për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg dhe Tatime dhe masat administrative kur këto rregulla shkelen” tha Kumbaro.

Kumbaro përmendi gjithashtu faktin se pr/ligji i japin rëndësi statistikave të dedikuara si instrument i rëndësishëm që u jep rëndësësi statistikave të dedikuara në turizim që do të shërbejnë për politikat e mëtejshme

"Ky pr/ligj eshtë diskutuar në tryeza konsultimi dhe po ecet paralelisht me dy nisma ligjore dhe administrative si Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2024-2030, e cila nisur në vitin e kaluar dhe do të mbyllet brenda pranverës këtij viti. Ashtu edhe projekti i përbashkët me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për metodologjinë e re të statistikave në turizëm për ta përqasur me metodologjinë ndërkombëtare të miratuar nga Organizata Botërore e Turizmit'

Në kontekstin e masave për formalizimin e sektorit privat, ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete u shpreh se zhvillimi i turuzmit kërkon një vëmendje nga ana e qasjes fiskale që ky sektor të japë kontriubtin e vet për të pasur një taksim të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë në vijim të kësaj edhe Ministri i Financave Ervin Mete tha se qartësimi i kuadrit fiskal që lidhet me detyrimet e reja që lindin për operatorët dhe kategorizimi i tyre.

“Në vijim të asaj që tha ministrja për Turizmin, sektori siç kërkon vëmendje të dedikuar për rregullimin, qoftë standartizimin dhe kategorizimin, kërkon edhe një vëmendje të dedikuar për qasjen fiskale në mënyrë që ky sektor të japë kontributin e vet në ekonomi por edhe në buxhetine  shtetit, duke pasur një taksim sa më të drejtë.

Në ligjin që propozohet sot, parashikohet dispozitë, ku Këshilli i Ministrave do të ketë një qasje ndërvepruese me sektorin për hartimin e një metodologjie referuese për kapacitetet e shfrytëzimit te strukturave akomoduese sipas sezoneve të caktuara. Ministria do të publikojë disa sqarime në lidhje me përgjegjësitë e qiradhënësve, apo individëve që përdorin këto platforma në mënyrë që të jenë sa më të qartë e transparent në përgjegjësitë e tyre tatimore dhe qasja bashkëpunuese që t'i përgjigjen detyrimeve fiskale, por të kenë edhe një qasje sa më bashkëpunuese”, u shpreh ministri Mete.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Ligj i ri për turizmin, Mete: Nuk preket qiradhënësi individual, synojmë taksimin sa më të drejtë të operatorëve turistikë

 

Ministri i Financave, Ervin Mete pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, tha se ligji i ri për turizmin nuk ndryshon asgjë lidhur me taksimin e qiradhënësve individualë.

I pyetur nëse prek platformat “Booking” dhe “Airbnb”, Mete tha jo, ndërsa shpjegoi se me ndryshimet në ligj do vendoset një dispozite, sipas të cilës për operatorët turistikë do të përcaktohet metodologji për shfrytëzimin e kapaciteteve, sipas sektorëve, e cila pastaj do të jetë metodologji refereuese edhe për taksimin e operatorëve.

Në vijim të asaj që përmendi ministrja, siç ju e dini, turizmi tashmë ka një zgjerim të jashtëzakonshëm dhe siç kërkon një vëmendje të dedikuar nga ana e rregullimit, qoftë të standardizimit, qoftë të kategorizimit të strukturave, ashtu kërkon edhe një vëmendje të dedikuar nga ana e qasjes fiskale, në mënyrë që ky sektor të japë kontributin e vet në ekonomi, por edhe në buxhetin e shtetit. Kjo, duke pasur një taksim sa më të drejtë dhe një kontribut sa më të drejtë nga ky sektor, në raport me përgjegjësitë që lindin nga rregulli dhe rregullimet fiskale.

Në ligjin që propozohet sot është parashikuar një dispozitë, ku në vijim të saj, Këshilli i Ministrave do të ketë një qasje ndërvepruese me sektorin, në mënyrë që të hartohet një metodologji që shërben si metodologji referuese për kapacitetet e shfrytëzimit të strukturave akomoduese, sipas sezoneve të caktuara.

Në ditët në vijim, Ministria e Financave do të publikojë edhe disa sqarime, lidhur me përgjegjësitë e qiradhënësve në këtë sektor, apo individëve të cilët përdorin platforma, në mënyrë që të jenë sa më të qartë dhe transparent në përgjegjësitë e tyre tatimore dhe të kemi dhe një qasje sa më bashkëpunuese me tatimpaguesit në mënyrë që t’u përgjigjen këtyre përgjegjësive fiskale, për një tatim sa më të drejtë dhe një kontribut sa më të drejtë të tyre në ekonomi dhe në buxhetin e shtetit.

Pyetje: Çfarë do të ndryshojë për qiradhënësit, ka të bëjë me platformat “Booking” dhe “Airbnb”?

Përgjigje: Jo! Nuk ndryshon gjë për qiradhënësit individual. Por ne do të japim një sqarim, në mënyrë që të jenë sa më të qartë për përgjegjësitë e tyre ligjore, dhe të hyjnë në një qasje sa më bashkëpunuese edhe nga shërbimi i tatimpaguesit, në mënyrë që të ketë një taksim sa më të drejtë.

Ndërsa, ajo që ndryshon me ligjin e sotëm, është vendosja e një dispozite, sipas të cilës për operatorët turistikë do të përcaktohet metodologji për shfrytëzimin e kapaciteteve, sipas sektorëve, e cila pastaj do të jetë metodologji refereuese edhe për taksimin e operatorëve, në mënyrë që të ketë një deklarim sa më të drejtë të shfrytëzimit të kapaciteteve të operatorëve turistikë.

Ora 12:20
Anija 'Iliria' e 22 ushtarë me misionin e NATO-s në Egje, Peleshi: Jemi ofruar të çojmë edhe 100 në Rumani

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave njoftoi se Shqipëria do të dërgojë 22 ushtarë dhe një anije ‘Iliria’ në misionin e NATO-s në detin Egje. Po ashtu, Peleshi shtoi se vendi ynë është ofruar për të dërguar 100 ushtarë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s.

“Mision prej 22 ushtarakësh dhe një anije ‘Iliria’ në misionin e NATO-s në detin Egje. Pjesëmarrje e rëndësishme, ne jemi aktivë në KFOR, prezenca më e madhe në Kosovë, jemi në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar më shumë se 100 ushtarakë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Bëhen rreth 8 misione ku marrim pjesë në mënyrë aktive”, tha Peleshi.

Po ashtu, Peleshi tha në mbledhje se është rënë dakord që në takimin e radhës të miratohet ngritja e një Komiteti Shtetëror që do merret me festimet e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

"Nëntori është muaji i festave, dua të sjell diskutimin e bërë sot lidhur me 80-vjetorin e çlirimit të vendit tonë. Një faqe shumë e rëndësishme e historisë sonë kur Shqipëria u rreshtua në krahun e duhur të historisë dhe kjo na dha edhe një kredo dhe meritë për të kërkuar të jemi pjesë i projektit i Europës së Bashkuar. E kemi merituar dhje paguar këtë të drejtë historike, merr akoma më shumë kuptim të kremtojmë 80-vjetorin e kësaj faqeje historie. U ra dakord, për ngritjen një e Komiteti Shtetëror për festimet e 80 vjetorit, do festohet në gjithë Shqipërinë. Do ketë një koordinim, nga Ministria përmes një komiteti shtetëror", tha Peleshi. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim