TIRANE - Zv/kryeministri Niko Peleshi deklaron se do të rishikohen të gjithë koncensionet që nëpërkëmbin interesin publik të shqiptarëve.
“Pa cënuar marrëdhënien e besimin e investitorëve vendas do të rishikojmë të gjithë kontaratat që nëpërkëmbin interesin publik të shqiptarëve. Qeveria do të japë një frymë të re bashkëpunimit me biznesin, do të tregojmë integritet në raport me biznesin për të gjithë cështjet që e shqetësojnë. Do inkurajojmë biznesin e huaj e vendas për të shfrytëzuar potencilaet që ofron Shqipëria. Vendi ka potencial shumë të madh tek biznesi privat për të ndihmuar projektin tonë madhor.”- tha zv/kryeministri për gazetarët pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e Izraelit.
Niko Peleshi shtoi se qeveria Rama do të vazhdojë t'i qëndrojë linjës për të shfuqizuar çdo vendim që dëmton interesat e shqiptarëve.
“Do t’i qëndrojmë linjës tonë për të shfuqizuar vendimet që dëmtojnë në themel interesin e qytetarëve. Do të jemi të hapur dhe inkurajues për të krijuar procedua që do të afrojnë biznesin vendas dhe të huaj drejt ekonomisë shqiptare. Kemi interes të inkurajojmë besimin e institucioneve publike te ndërkombëtarët por dhe tek qytetarët e thjeshtë.”
NEPUNESI CIVIL, PO BEJME DETYREN QE DUHEJ TA KISHTE BERE BERISHA
Lidhur me ligjin e nëpunësit civil, Peleshi tha se qeveria nuk shfuqizoi vendimin por mori kohën e duhur për të plotësuar aktet nënligjore të cilat ishin detyrë e qeverisë Berisha.
” Më vjen keq që opozita vazhdon sjelljen e vet të kundërshtimit. Akti normativ s’kishte të bënte fare me shfuqizimin e ligjit. Ne e kemi votuar. Vendimi i qeverisë nuk ka të bëjë me amendim të ligjit apo shtyrjen e ligjit por për të shtyrë kohë për të plotësuar të gjitha aktet nënligjore që ta bëjnë ekfetiv. Me pr/ligjin që u miratua në qeveri i dhamë mundësinë vetes të bënim atë që kishte përdetyrë të bënte qeveria e kaluar, por fokusi i saj nuk ka qenë te përmbyshja e detyrimeve por vendimeve që ishin në dëm të vendit”-
Niko Peleshi vlerësoi takimin me ambasadorin e Izraelit si shumë të rëndësishëm dhe shprehu falenderimin e ambasadës. Ky takim i paraprin vizitës së një delegacioni shqiptar në Izrael. Delegacioni do të përbehet nga zv/kryeministri Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe 80 biznesmenë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com