Peleshi garanton Strasburgun: 
Zgjidhje çështjes së pronave

Peleshi garanton Strasburgun: <br />Zgjidhje çështjes së pronave
TIRANE- Çështja e pronave dhe kthimi i tyre ka qënë pjesë e një takimi të nivelit të lartë të qeverisë shqiptare dhe Strasburgut. Ku kjo e fundit ka marrë garancinë maksimale për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së pronave në Shqipëri dhe zbatimit të të gjitha vendimeve të kësaj gjykate ndërkombëtare për pronarët.

Kështu, zv.kryeministri Niko Peleshi zhvilloi dje një takim pune me Presidentin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Dean Spielmann. Në qendër të bisedës ishte prezantimi i planit të veprimit të Qeverisë Shqiptare për zbatimin e masave të kërkuara nga vendimi i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ky plan u përshëndet dhe u inkurajua në takimin e 5 qershorit të Komitetit të Ministrave të KiE, që pranoi kërkesën e Qeverisë Shqiptare për shtyrjen e afatit të shqyrtimit të dosjeve të ish pronarëve që i kanë ankimuar rastet e tyre në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Peleshi garantoi Presidentin Spielmann se Qeveria Shqiptare ka vullnetin politik për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së pronave në Shqipëri. Ai e ka njohur Spielmann gjithashtu me problematikën tejet komplekse e të trashëguar që paraqet çështja e pronave, por edhe me koston që ka shkaktuar për Shqipërinë mungesa e veprimit në lidhje me masat e kërkuara nga Strasburgu prej qeverisë së kaluar, e cila ka shpërdoruar madje pjesën më të madhe të kohës pas vendimit të Gjykatës pa marrë masa konkrete për adresimin e kësaj çështje. Plani i veprimit që iu prezantua Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut u miratua në prill 2014 dhe parashikon përfundimin e procesit deri në fund të vitit 2015. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin