Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural, Niko Peleshi gjatë vizitës në qarkun e Gjirokastrës, është ndalur dhe një stabiliment modern të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Kjo fabrikë ka 11 vjet që operon në tregun shqiptar me mbi 17 lloje të ndryshme produktesh. Gjatë këtij takimi ministri është njohur nga afër me proçeset që kryhen në fabrikë dhe njëkohësisht me vijimin e punës që është bërë deri tani, kryesisht nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në kuadër të aksionit të shpallur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për sigurinë ushqimore. Më shumë se një javë më parë, Ministria e Bujqësisë, nëpërmjet AKU– së, shpalli aksionin e inspektimit në distancë, si masë për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

Për ministrin Peleshi, tashmë ka ardhur momenti, që gjithë tregu të hyjë në një rregim dhe disiplinim, sipas standardeve evropiane, pasi kjo është e vetmja rrugë, që të rriten sektorë të tillë, si ai i prodhimit dhe përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij dhe ai i mishit, pra në tërësi e gjithë ekonomia shqiptare.

Dua ta ritheksoj, në qoftë se, Shqipëria nuk arrin dot të hapë eksportet drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kjo industri nuk mund të rritet. Fermeri shqiptar nuk mund të rritet sado subvencione t`i japim ne, sepse pa patur të garantuar shitjen, nuk investon për të rritur tufën e vet, bagëtinë e vet. Kështu, që sfida jonë, detyra jonë si Ministri, si institucione, si qeveri shqiptare është të ndërtojmë një sistem funksional sipas standardeve të Bashkimit Evropian, ta çertifikojmë atë nga audituesit e Bashkimit Evropian. T`i japim mundësi eksporti dhe këtij sektori siç janë sektorët e tjerë, peshkimi, bujqësia që po ecin shumë mirë, në mënyrë që të kemi një bum, bazuar në një traditë të shkëlqyer, siç është zona e Gjirokastrës përshembull, për bagëtitë e imëta, që kanë cilësi fantastike të kërkuara nga gjithë tregu", ka thënë Peleshi.

Në vijim të këtij argumenti, Ministri ka theksuar masat dhe mbështetjen financiare që qeveria shqiptare ka përgatitur me Skemën e mbështetjes financiare për zhvillimin rural dhe agropërpunimin, dhe për këtë sektor në veçanti, aplikimet për subvencionime, grante dhe mbështetje financiare kanë nisur të kryhen në çdo Agropikave me 28 shkurt dhe do të zgjasin një muaj.
Niko Peleshi

Nga kjo skemë për ndërtimin e pikave të reja të grumbullimit të qumështit dhe pajisjeve të nevojshme në to, masa e mbështetjes do të jetë, jo më shumë se 3 milionë lekë. Për makineri dhe pajisje për mekanizimin dhe modernizimin e proçeseve të punës në fermat blegtorale, me jo më pak se 10 lopë dhe jo më pak se 100 të imëta, masa e financimit do të jetë, jo më shumë se 1 milion lekë. Një rëndësi e veçantë u është kushtuar sistemeve ftohëse të qumështit për pikat e grumbullimit dhe të përpunimit të qumështit, financimi i cilave do të jetë, jo më shumë se 1 milion lekë. Për dorëzimin e qumështit, që plotëson standardet në fuqi, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat me mbi 15 krerë lopë kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe raport analizës laboratorike përkatëse.

Për ministrin Peleshi gjithë politika që po ndiqet do të çojë në garantimin e një tregu të konsoliduar dhe të hapje e sigurtë drejt Bashkimit Evropian.

Në tregun shqiptar do të ketë vetem prodhime që garantojnë siguri ushqimore, që garantojnë respektim të gjitha standardeve, sepse vetëm në këtë mënyrë edhe Bashkimi Evropian do të na njohë sistemin tonë të ngritur të sigurisë ushqimore. Do të na hapë dyert për eksport dhe kjo industri do të zhvillohet." është shprehur ministri.
Niko Peleshi

"Sapo kam vizituar një nga shembujt më të mirë të industrisë të përpunimit të qumështit, prodhimit të djathit, kaçkavallit, qumështit, kosit që është “Gjirofarma” dhe dua të shfrytëzoj këtë rast në fakt, për të përsëritur dhe njëherë mesazhin apo vullnetin tonë, për ta kthyer, ose për ta futur në një rregjim edhe disiplinë sipas standardeve gjithë tregun dhe gjithë sektorin e prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, së bashku, shtuar këtu pastaj edhe sektorin e mishit. Pra në përgjithësi të gjitha prodhimet shtazore.
Dua ta ritheksoj, në qoftë se, Shqipëria nuk arrin dot të hapë eksportet drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kjo industri nuk mund të rritet. Fermeri shqiptar nuk mund të rritet sado subvencione t`i japim ne, sepse pa patur të garantuar shitjen, nuk investon për të rritur tufën e vet, bagëtinë e vet. Nga ana tjetër në qoftë se tregu është i mbyllur edhe industri si “Gjirofarma“e disa të tjera shembullore, që kemi në Shqipëri, do të kenë vështirësi për shitjen, pra do tërheqin sa më pak qumësht. Kështu që sfida jonë, detyra jonë si ministri, si institucione, si qeveri shqiptare është të ndërtojmë një sistem funksional sipas standardeve të Bashkimit Evropian, ta çertifikojmë atë nga audituesit e Bashkimit Evropian.

T`i japim mundësi eksporti dhe këtij sektori siç janë sektorët e tjerë, peshkimi, bujqësia që po ecin shumë mirë, në mënyrë që të kemi një bum, bazuar në një traditë të shkëlqyer, siç është zona e Gjirokastrës përshembull, për bagëtitë e imëta, që kanë cilësi fantastike të kërkuara nga gjithë tregu, por ne kemi ngelur në klasë, duhet ta them, në 25 vite institucionet kanë ngelur në klasë për të hapur dyert e eksportit të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për një ekonomi që në fakt është ekonomia e mijëra familjeve. Kjo industri, kjo fabrikë këtu mban rreth 300 fermerë me punë të përditshme, e kthyer në numër bagëtish të imëta, psh është mbi 200 mijë bagëti të imëta, e kanë pra këtu të garantuar tregun e shitjes. Rruga jonë është standarde. E dimë që detyrimi i standardeve ka edhe dhimbje por kemi menduar që përmes masave tona të mbështetjes, subvencioneve që u shpallën dje, thirrja do të qëndrojë 1 muaj e çelur. Ne i kemi paraprirë edhe atyre baxhove të themi, që nuk i rezistojnë dot kërkesave të rritura për standardet, por natyrisht kanë të drejtë të jetojnë. Ne i inkurajojmë të kthehen në pika grumbullimi, japim 30 milionë lekë të vjetra, e them për thjeshtësi, mbështetje, grant në mënyrë që të ndërtojnë një biznes tjetër sipas standardeve, sipas kërkesave dhe standardeve të ligjit, të grumbullojnë qumështin e zonave më të largëta dhe të shesin në industritë e prodhimit dhe përpunimit të qumështit që janë brenda standardeve.  Pra dhe njëherë dua të theksoj që po vjen momenti i fillimit të një aksioni shumë të gjerë, i kontrollit të cilësisë të produkteve shtazore, duke filluar nga supermarketet.

E kam theksuar më parë, po e theksoj dhe tani, të gjithë ata prodhues që kanë nxjerre në treg produkte të përpunimit të qumështit që përmbajnë përbërës të palejuar, nuk dua t`i citoj të gjitha me rradhë, t`i tërheqin sa më shpejt nga tregu, se ne do të bëjmë kontroll tek raftet e supermarketeve, minimarketeve dhe pastaj do të shkojmë mbrapsh deri tek prodhuesit. Në tregun shqiptar do të ketë vetem prodhime që garantojnë siguri ushqimore, që garantojnë respektim të gjitha standardeve, sepse vetëm në këtë mënyrë edhe Bashkimi Evropian do të na njohë sistemin tonë të ngritur të sigurisë ushqimore. Do të na hapë dyert për eksport dhe kjo industri do të zhvillohet. Kjo është rruga, nuk ka rrugë tjetër, këtë rrugë kanë ndjekur dhe vendet që janë  para nesh në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.",
ka thënë në deklaratën e plotë ministri Niko Peleshi.

e.gj/Shqiptarja.com