Industria e vjetër ushtarake e Shqipërisë është vetëm një hap larg rijetëzimit dhe vënies sërish në funksion. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se investitorë dhe kompani të huaja që synojnë prodhimin e armëve dhe municioneve kanë treguar interes, në një kohë kur kërkesa, për shkak të disa vatrave të konfliktit në botë është rritur ndjeshëm.
"Shqipëria është nga vendet e pakta në rajon që nuk e ka të zhvilluar këtë industri. Ka nevojë për investime dhe investitorë nuk mund të zhvillohen nga ndërmarrje shtetërore. Jemi të hapur në pritje të ofertave dhe interesimeve nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtare dhe kombëtarë. Kemi pasur interes për industrinë tonë ushtarake, investitorë të huaj, kanë parë potencialin e tyre”, tha Peleshi.
Ashtu siç është paralajmëruar nga kryeministri Rama në rijetëzimin e kësaj Industrie, Shqipëria synon të jetë partnere si aksionere në biznes dhe jo thjesht t’i japë me koncesion.
Me vendim qeverie, Peleshi njoftoi gjithashtu se për 131 ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit, do të paguhen pagat e prapambetura dhe sigurimet shoqërore për periudhën 2017-2023.. Projektligji pritet t’i kalojë për miratim parlamentit, ndërsa do t'i kushtojë buxhetit të shtetit 83 mln lekë të reja.
“Në total, 131 ish-punonjës dhe punonjës (127 ish-punonjës dhe 4 punonjës) do të përfitojnë nga ky fond për të mbuluar detyrimet e prapambetura në paga dhe kontribute shoqërore dhe shëndetësore për periudhën 2017-2023.
Vlera është 83 mln lekë të reja, ish punonjës që përfitojnë pagesën detyrimeve, bëhet fjalë për paga dhe sigurime shoqërore. Kemi marrë përsipër pagesën për pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura", tha Peleshi.
Propozimin për të prodhuar armë dhe municione e bëri nga Tirana edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij më 29 shkurt. Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama teksa ka folur për rilindjen e industrisë ushtarake ka shprehur ambicien që brenda vitit 2030 Shqipëria të mund të kryejë eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”.
SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prezantohet komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando! Si do të jetë infrastruktura e re
6 Janar, 21:00
-
Forcat e Armatosura pajisen me snajper të kalibrit 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët
28 Dhjetor 2024, 11:59
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit
23 Dhjetor 2024, 13:58
-
Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave
22 Dhjetor 2024, 13:24
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Ministri Vengu takon studentët e masterit në AFA: T'i kushtojmë më shumë rëndësi sigurisë kombëtare
16 Dhjetor 2024, 18:51
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor 2024, 12:53
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:34
-
Përfundon ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut në Tiranë, Vengu: Prioritet anëtarësimi i Kosovës, ndihmë Ukrainës dhe mbrojtje kolektive në zonën euroatlantike
4 Dhjetor 2024, 14:01
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor 2024, 17:07
Po te huajt e duan sepse e kan gati dhe nuk harxhojn shum pare Dhe ne fund ate e marrin me koncesion dhe populli qe derdhi djers ne kete pron merr koqet e veta
PërgjigjuCdo prone shteterire dhe industri me fitim ka tendence te shkoje tek privati! A edhte program i majte i nje partie si PS me cdo bisnes shteteror per te kaluar tek priva
PërgjigjuRama nuk eshte i majte por kapitalist or teeeejjjjj