Peleshi kërkon ndihmën e Ahmetajt për t’i mbushur mendjen Majkos? Çfarë nuk patë nga Kuvendi (FOTO)

Peleshi kërkon ndihmën e Ahmetajt për t’i mbushur mendjen Majkos? Çfarë nuk patë nga Kuvendi (FOTO)

Pandeli Majko, Arben Ahmetaj dhe Niko Peleshi

Një ditë më parë Kuvendi i Republikës i rrëzoi Presidentit Meta dekretin për ligjin për tatimin mbi të ardhurat për lojërat e fatit, ndërsa miratoi ndryshimet e reja në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik.

Por mes diskutimeve, socialistët që e kishin sallën për të tretën seancë radhazi vetëm për vete, kanë pasur kohë edhe për batuta. Në këto foto të shkrepura nga LSA-ja, duket fillimisht ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi që i afrohet ministrit të Diasporës Pandeli Majko e nis të bisedojë me të.

Peleshi diskuton me Majkon

Pas tij afrohet edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj e të dy bashkë duket sikur duan t’i mbushin mendjen për diçka Majkos. Në bisedën e zhvilluar për disa minuta me Majkon, temën e së cilës nuk e dimë, si Ahmetaj ashtu edhe Peleshi janë shfaqur të qeshur. Ta kenë bindur vallë?

Ahmetaj, Peleshi e Majko duke diskutuar në Kuvend

Kujtojmë që në seancën e një ditë më parë janë shtyrë edhe projektligji për Magjistratët dhe ai për Kodin Rrugor që kërkojnë 84 vota. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?