Një grup i përbashkët pune Shqipëri-Gjermani do të grihet për të koordinuar asistencën e qeverisë gjermanë për vendin tonë, si dhe për të eksploruar mundësitë për investime gjermane në Shqipëri. Kjo është bërë e ditur sot pas takimit që zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka zhvilluar ditën e sotme me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Baden-Wurttembergut Peter Friedrich. Ndërsa ka uruar zv.kryeministrin Peleshi për marrjen e statusit të vendit kandidat, Friedrich është ndalur edhe tek projektet zhvillimore të qeverisë shqiptare dhe me potencialin e fushave të ndryshme si turizmi, bujqësia apo energjia, që mund të jenë me interes për investitorët gjermanë.
Ministri për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Baden-Wurttembergut, tha se marrja e statusit të vendit kandidat është një etapë e re në rrugën e integrimit, shoqëruar dhe me intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik dhe investime në përfitim të të dyja palëve.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Peleshi u shpreh se tanimë Shqipëria, por edhe rajoni, kanë hyrë në një fazë të re zhvillimi ekonomik e politik.
“Vendet tona kanë kuptuar nevojën për bashkëpunim rajonal dhe harmonizimin e përpjekjeve për zhvillim dhe përparimi në rrugën e integrimit, por edhe mbështetja e Gjermanisë e shprehur në Konferencën e Berlinit, janë padyshim arsye për të qenë optimist”, tha zëvendëskryeministri Peleshi.
Ndërkaq, gjatë takimit u diskutua edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, dhe përfshirjen e Shqipërisë në projekte të ndryshme binjakëzimi dhe shkëmbimesh.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com