Peleshi në Shkodër: Lehtësira
fiskale për sektorin e peshkimit

Peleshi në Shkodër: Lehtësira<br />fiskale për sektorin e peshkimit<br>
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, së bashku me dy zëvendësministrat, Roland Kristo dhe Ilir Halilaj, kanë zhvilluar një takim me peshkatarë të liqenit të Shirokës, të Qarkut Shkodër.

Ai ka nënvizuar mbështetjen që do t’i japë Qeveria këtij sektori, duke përmendur skemën e mbështetjes financiare, investimet, programet e ndryshme, bashkëpunimet me Bashkimin Evropian, Programin IPARD etj.

Peleshi ka përmendur ndër të tjera dhe lehtësirat, që i  janë krijuar këtij sektori, siç është heqja e TVSH-së për rrjetat dhe për 52 artikuj të mjeteve të bordit të peshkimit.

Këto masa do të kenë një efekt më të madh tek peshkatarët e detit, por padyshim, do të ndihmojnë shumë edhe peshkatarët, që ushtrojnë aktivitetin në liqenin e Shirokës.  

Është takimi i dytë që bëj me peshkatarët. Kam takuar që ditët e para të punës, peshkatarët e Durrësit. Aty bëmë një operacion, që u duk si gjë e madhe.

Në fakt ishte një detyrim i shtetit, për të çliruar një investim disa milionësh, që është porti i peshkimit i Durrësit, që deri në ato momente ishte i pushtuar nga jahtet e të pasurve.

Në fakt, ai është një investim, që është bërë për peshkatarët. Tani i është kthyer peshkatarëve. Ka nevojë për disa investime të tjera, do t’i mundësojmë edhe ne, edhe sipërmarrja me fondet e veta.

Ne jemi sot në një ekonomi tregu, secili zhvillon ekonominë e vetë, lufton me rregullat e ekonomisë së tregut, për të mbijetuar, për t’u rritur, për t’u zhvilluar. Detyra e shtetit është që të bëjë, atë që ka në dorë dhe që ka për detyrim, pra të vendosë rregullat e lojës. 
Dua ta them, që peshkatarët janë një hap përpara fermerëve, apo blegtorëve.”, ka thënë Ministri.

Duke përgëzuar këta peshkatarë, të cilët kanë arritur të organizohen, duke bashkërenduar punët e tyre, Ministri u ka kërkuar që të jenë vigjilentë dhe të mos lejojnë asnjë lloji abuzimi.

“Shumë mirë që ju jeni të organizuar. Forca juaj është shumë e madhe. Do t’ju lutesha, që të mos hezitonit, të më sinjalizoni për çdo veprim apo mosveprim të inspektorëve tanë të peshkimit. Edhe kur veprojnë keq në shkelje të ligjit, edhe kur nuk veprojmë, kur mbyllin sytë.

M’u prezantua shqetësimi i parë, që ka lidhje me formalizimin dhe futjen në një sistem kontrolli të peshkimit këtu. Peshku, peshkohet në liqen, pastaj nga peshkimi deri tek tregtimi, hallkat nuk funksionojnë siç duhet. Nuk ka një kontroll, qoftë të sigurisë ushqimore, por qoftë edhe i vërtetimit të origjinës, që duhet të jetë kusht, për çdo njësi tregtare të peshkut.”, u shpreh ministri.

Takimi u organizua në formën e një bashkëbisedimi, ku Ministri dhe peshkatarët ndanë eksperiencat, problemet, shqetësimet dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura.

peleshi
  (Ministri Peleshi në Liqenin e Shirokës në Shkodër në takimin me peshkatarët)

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot