Ish ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, i ftuar në studion e Report Tv, lajmëroi se projekti i shumë debatuar për ndërtimin e TEC-it në Korçë është anuluar zyrtarisht. Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Peleshi theksoi qëndrimin e tij kundër këtij projekti që në fillesat e tij duke sqaruar se statusi i investimit strategjik i debatuar ditët e fundit, është një procedure burokratike që i jepet çdo investimi që kalon një vlerë të caktuar dhe krijon vetëm një detyrim për administratën publike, përshpejtim procedurash apo kërkesash përballë administratës.
“Unë kam qenë në vendin e ministrit të Bujqësisë, anëtar i komunitetit të investimeve strategjike, në atë mbledhje ka qenë dhe kryetari i bashkisë, unë e kam bërë të qartë që ky investim nuk mund të ndërtohet pranë qytetit në ato toka që për më tepër janë të frytshme, janë toka bujqësore të frytshme. Kryetari i bashkisë e ka thënë, është pjesë e raportit, që në atë mbledhje, pra në Dhjetor të vitit 2017 që ne nuk mund të lejojmë ndërtimin kaq pranë qytetit, të një investimi të tillë, për më tepër që edhe premtimet, nuk dua ta negativizoj por premtime do ti quaj nga ana e kompanisë për të zgjidhur ngrohjen e qytetit duke ndërtuar një sistem të furnizimit me avull e tjera, ishin vetëm fjalë. Ne i konsiderojmë përralla dhe për sa kohë janë përralla nuk merren fare në konsideratë.”
Peleshi duke lajmëruar anulimin e projektit falënderoi kryeministrin dhe ministrin Klosi për reagimin e shpejtë. “..dua ta falënderoj publikisht edhe kryeministrin edhe ministrin Klosi, sepse ai sot mbas 2-3 dit sapo mori letrën e kryetarit të bashkisë, ka bërë një vlerësim të shpejtë të raportit të ndikimit të mjedisit, dhe ka refuzuar raportin e ndikimit në mjedis pra lejen mjedisore të këtij investimi, ç’ka do të thotë se ai investim në atë vend nuk mund të realizohet” tha ai.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit
23 Dhjetor, 13:58
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Kuvendi/ Peleshi: Vendimi i Administratives i gabuar, hyri në kompetencat e Kuvendit, por ne s’do djegim karriget! Të diskutojmë për buxhetin, t’i kthehemi normalitetit
7 Nëntor, 10:35
-
Mblidhet grupi PS, datat kur Rama takon shqiptarët në Selanik e Londër! Porositë për deputetët, më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025
28 Tetor, 11:09
-
'Kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit!' Peleshi mbledh grupin PS e lë porositë: S'e ndalim aktivitetin parlamentar
14 Tetor, 11:02
-
Kaosi në Kuvend dhe protesta e opozitës, Peleshi: S’ka arsye për qeveri teknike! Duam debat të fortë, por pa kaluar vijat e kuqe
4 Tetor, 13:50
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
PD deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve me PS! Peleshi: Ne ecim para, skenarët e dhunës e bojkotit, të pasuksesshme! Burgosjen e Salianjit e vendosi drejtësia
30 Shtator, 11:51
-
Votimi në Kuvend/ Ish-kryeparlamentarja Lindita Nikolla caktohet anëtare të komisionin Edukimit, Peleshi te Komisioni i Jashtëm
19 Shtator, 17:47
-
Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese! Peleshi: Duhet qartësim, na ndihmon Komisioni i Venecias
17 Shtator, 09:59
-
FOTO/ Gazment Bardhi ‘konsultohet’ me Peleshin, Rama kërkon fjalën nga Spiropali: Jam unë tani
12 Shtator, 12:45