Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, firmosi refuzimin e lejes mjedisore për një Termocentral pranë qytetit të Korçës. Një ditë më parë ishte kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo që përmes një letre i kërkoi ministrit të mos aprovojë TEC-in me argumentin se ndot mjedisin.
"Projekti nuk përmbush standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian", tha sot ministri Klosi duke njoftuar se ju refuzua leja mjedisore subjektit GPP Korça.
Për këtë situatë, ka folur nga Korça edhe lideri demokrat Lulzim Basha, i cili tha se Termocentrali ishte një aferë korruptive. Sipas kryedemokratit Basha është një lojë e qeverisë kjo që po ndodh, pasi siç ai pretendon, leja është firmosur.
"TEC-in në Korçë ne e kemi denoncuar si një aferë korruptive fdhe kriminale. Sepse nuk bëhet për sistemin energjik shqiptar. Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi. Qytetet fqinje e kanë refuzuar dhe tani korrupsioni është kokë më kokë me biznesmenë që i qëndrojnë kësaj afere, që ta bëjë TEC –n në Korçë. Të helmojë qytetarët korçarë me miliona ton dioksid karboni. Tani meqënëse njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe ne kemi ngritur zërin, qeveria ka filluar gjoja të tërhiqet sepse kjo qeveri edhe është hajdute por edhe frikacake.
Ja ku është e vërteta. Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet. Nxjerr këto qoftet e qeverisë. Jo Blend Klosin e kryetarin e Bashkisë. Të gjithë janë brenda, janë pjesë e kësaj afere. Helmi mbi Korçën pasuron Edi Ramën. Shikojeni firmën e Edi Ramës, Niko Peleshit, Sotiraq Filo. Kjo është qeveri kriminale. Se për të pasuruar Edi Ramën dhe oligarkët e TEC-it, janë gati të helmojnë popullin e tyre. Këtë po bëjnë po në Elbasan, Tiranë, Fier, tani do ta bëjnë me TEC-in në Korçë. E ka kuptuar që populli po ngrihet, por ka filluar të hedhë hapa prapa si akrepi", tha Basha gjatë një takimi me qytetarët e Korçës.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1066
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Banorët e Roskovecit kundër ndërtimit të termocentralit: Qeveria të anulojë lejen, shkakton ndotje e sëmundje! Lejen për TEC-in e 'Gener 2' e dha Balluku
26 Dhjetor, 12:12
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
-
Basha: Siguria e Kosovës, pjesë e pandarë e sigurisë sonë kombëtare
20 Dhjetor, 13:38
-
Ylli Pata: Opozita rikthehet vetëm nëse bën 'Kongresin e 10' për të dënuar Sali Berishën!
19 Dhjetor, 17:59
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor, 16:22
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor, 18:41