Peleshi në takim me gratë dhe vajzat në Korçë: Të votojmë qytetarisht për të kapur të tjera nivele

KORÇË- “Gratë dhe vajzat janë një vlerë e shtuar dhe sjellin kontribute qytetare në një parti, prandaj ne kemi zgjedhur rrugën e politikës për qytetarët.” – kështu është shprehur drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi në një takim të organizuar me gra dhe vajza korçare zhvilluar në zonën sportive të qytetit.

Për Peleshin, e rëndësishme është që në 25 prill të gjithë të votojnë qytetarisht duke braktisur të vjetrën që flet vetëm me gjuhën e urrejtjes dhe duke mbështetur zhvillimin përmes projekteve që do e çojnë Korçën dhe Shqipërinë në një nivel tjetër, atë të mirëqënies dhe zhvillimit ekonomik.

Sipas Peleshit, pas 25 prillit, në mandatin e tretë, Partia Socialiste do të punojë për rininë, ndaj kërkoi mbështetje përtej gardheve politike.

“Këtu ku jemi tani ka qënë një moçal, sot është një hapsirë urbane europiane, një hapsirë që është kthyer në qendrën e fëmijëve dhe të rinjve. Në katër vitet e ardhëshme ne do të bëjmë edhe një magji tjetër, do të kapim një lartësi tjetër, do ta bëjmë Korçën një qendër të synuar jo vetëm për korçarët por edhe për të tjerët që do të zgjedhin Korçën për të jetuar dhe punuar. Ne mirëpresim në këtë parti ata që sjellin kontribute qytetare pasi e përdorim politikën për ta kthyer atë në kontribute për qytetin. Kjo është arsyeja pse këtu nuk ka gra dhe vajza vetëm të Partisë Socialiste por edhe të përfaqësive të tjera. Jemi në rrugën jo të politikës për politikë por të politikës për qytetarët. Prandaj le të votojmë qytetarisht jo politikisht. Ne jemi në ngjitje, në këtë segment që fillon në 25 prill, ne do të punojmë për ekonominë, për punësimin, për të rinjtë, për t'i vendosur të rinjtë në qendër të punës sonë. Ky do të jetë mandati që gjithçka që ka ndodhur në Korçë ta kthejmë në ekonomi. Jam i bindur që Korça do të jetë qytet i ëndërruar për të gjithë. Ne e kemi mësuar rrugën, e dimë si ecet, në atë rrugë do të vijojmë të ecim me vrap, ndaj kemi nevojë për mbështetje përtej gardheve të partive. Sot jemi në stacionin ku duhet kontributi i gjithëkujt. Votat për Partinë Socialiste në 2017, mbështetja për kryetarët e bashkive, tregoi se edhe ata që u prekën na votuan sepse e kuptuan që nuk vazhdohet me rrugën e shtrembër të modeleve të vjetra, të politikës së vjetër, të partive të vjetra që edhe kur sjellin ndonjë përfaqësues në dukje të ri, në moshë të re, që kanë një kulturë politike më të vjetër se e vjetra. Njerëz të rinj që nuk e kuptojnë se Korça është qyteti që ka lindur nga dashuria dhe nuk mund të vish në Korçë me ofertën e urrejtjes. Ky është sekreti që s'kanë për ta kuptuar kurrë pasi nuk i le partia ta kuptojnë. E pikërisht ajo partia tjetër investon njerzit që janë simbol i urrejtjes dhe që peshkojnë tek varfëria dhe përçarja. Të gjithë sebashu le ti përplasim derën në fytyrë urrejtjes dhe të përqafojmë dashurinë e të vrapojmë me entuziazëm drejt të ardhmes sonë, që buron nga vizionet e projektet e që do të nisë në 25 prill për t'u futur në finishin e vet që është mirëqënia e çdo familjeje korçare dhe shqiptare.”-përfundoi fjalën e tij kandidati për deputet i Partisë Socialiste Niko Peleshi.

1618248370_161824814551e674214eea4bdf93264bd5e0a13d75.jpg

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen