Peleshi nga Korça: Ia dolëm me pandeminë dhe nisëm vaksinimin masiv! Mandatin e tretë do rrisim investimet në fshat (VIDEO)

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka kërkuar një mandat të tretë qeverisës duke u bazuar sipas tij në mirëmenaxhimin e pandemisë nga qeveria. Gjatë takimit me banorët e fshatit Biranj, Peleshi tha se qeveria ishte ndër vendet e para në rajon që siguroi vaksinën dhe prej dy ditësh ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë më çdo qendër të banuar.

 “Duke qenë se fshati tani është pjesë e bashkive të mëdha falë ndarjes administrative territoriale ka më shumë mundësi për financim për punë. Jemi duke ecur shumë shpejt me rindërtimin, pandemia nuk ka shkaktuar kolaps, nuk ka rënë sistemi shëndetësor. Shqipëria është një nga vendet e para në rajon që ka siguruar vaksinimin. Tani fillojmë vaksinimin masiv, një vaksinim intensiv në çdo qendër të banuar. Ne kërkojmë një mandat të tretë se besojmë që jemi ndryshe. Jemi të bindur që jemi shumë ndryshe. Jemi ndryshe në të gjitha aspektet, nga mënyra si qeverisim por edhe nga vlerat që kemi" tha Peleshi.

Peleshi tha se heqja e taksës së naftës dhe heqja e TVSH për imputet bujqësore janë të tjera politika që qeveria ka ndjekur për zhvillimin e bujqësisë dhe lehtësimin e fermerëve. Ai tha se investimet në fshat janë rritur dhe se me marrjen e mandatin e tretë do të kemi rritje të investimeve në zonat rurale.

"Heqja e TVSH për imputet bujqësore ishte një masë e mirë sepse duke ulur çmimet e imputeve ul koston e prodhimeve dhe rritim të ardhurat e fermerit. Heqja e taksës për naftën është e njëjta logjikë. Kanë filluar aplikimet për skemat e blegtorisë. Punët e tjera në fshat ju i dini më mirë, si rrugët në parcela ashtu edhe kanalet vaditëse dhe kulluese. Kemi punuar gjithë këto vite me përkushtim dhe prandaj kjo është arsyeja pse ne jemi të vendosur të ecim para", tha Peleshi.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja