Peleshi: Objektivi, NATO me bazë ushtarake në Pashaliman

Niko Peleshi ka marrë sot detyrën në krye të ministrisë së mbrojtjes ku tha se objektiv i Shqipërisë është që të ngrihet një bazë ushtarake e NATO-s në Pashaliman, ndërsa premtoi se Shqipëria do marrë pjesë në misionet ushtarake kudo ku NATO dhe OKB do kenë nevojë.

"Duke kryer këtë detyre me devocion dhe atdhedashuri. Përshëndes me mirënjohje gratë dhe burrat me uniformë, që janë në detyrë. Ju keni ditur të tregoni që FA është i denjë për një vend aleat i NATO. Rreth 200 efektivë që shërbejnë në misionet e NATO duke kontribuar në sigurinë kolektive, janë prova më e mirë e progesit dhe kartvizita më e mirë. U shpreh mirënjohje familjarëve të tyre. Jemi përkrah aleatëve. Shqipëria do jetë jo vetëm një faktor stabiliteti, por eksportues i sigurisë duke marrë pjesë në misione ushtarake kudo ku NATO dhe OKB do kenë nevojë. Edukimi dhe trajnimi do të marrë një vëmendje të veçantë, ndaj vlerësoj ministren për hapjen e akademisë së FA. Ka filluar dialogu me NATO për bazën e Pashalimanit. Ku dikaster ka një të veçantë, se është i integruar ne strukturat e euroatlantike, puna matet me standartet e NATO-s. Kemi ende punë për të bërë dhe të bashkojmë forcat dhe të frymëzohemi nga e ardhmja, për një Shqipëri të sigurt, demokratike dhe anëtare e denjë e Bashkimit Europian", tha Peleshi


Lajmi kryesor:

Xhaçka dorëzon detyrën e ministrit të Mbrojtjes: Besoj në një të ardhme të ndritur për FA! Peleshi: Objektivi, NATO me bazë ushtarake në Pashaliman


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?