Peleshi-opozitës: Lironi Vettingun
"kushtet" e integrimit na i lini ne

Peleshi-opozitës: Lironi Vettingun<br />"kushtet" e integrimit na i lini ne
Zv/kryeministri Niko Peleshi i bëri thirrje opozitës që të mbështesë ligjin e Vettingut dhe "kushtet" e integrimit, siç u shpreh ai, t'ia lerë mazhorancës.
 
Sipas Peleshit, vërtetë ministrat e Jashtëm të BE nuk caktuan një datë për çeljen e negociatave, por, shtoi ai, Brukseli e ka lënë të hapur këtë moment të rëndësishëm për vendin, me nisjen nga zbatimi të ligjit të pastron drejtësinë.  
 
"Duhet të heqim dorë nga kriminalizimi i tejskajshëm që ne i bëjmë vetes dhe Shqipërisë. Ka ardhur një ditë sot që diplomacia e huaj flet troç. Këtu gjenden deputetë, opozita, që sërish lexon mesazhet e Brukselit apo SHBA siç do të donte të ishin. Kemi një deklaratë të qartë e cila nuk e ka penalizuar, por koncesionuar Shqipërinë drejt BE në stacionin e parafundit që është hapja e negociatave. Nuk ka një datë, por ka një mundësi të hapur. Sapo opozita, gjykatat, sistemi i drejtësisë t'i hapë rrugën e duhur Vettingut. Integrimi ia vlen të fitojë një konsensus të gjerë. Akti historik që politika shqiptare do të duhet të kryente që do të mbahet mend gjatë, do të ishte nxjerrja e integrimit si çështje nga axhenda politike. Po të ndodhte kjo, besoj se shqiptarët do të na falnin edhe dështimin e së kaluarës. Nëse nuk gjeni dot forcën që t'i bashkoheni konsensusit, atëherë le t'i ndajmë rolet, mbështesni Vettingun, dhe na i lini të gjitha ato që ju quani kushte, gjithçka tjetër që përmban deklarata e Ministrave të BE. Ia lini qeverisë", u shpreh Peleshi.
 
Numri dy i qeverisë tha se mazhoranca s'do ndalet në përpjekjet e saj për të bërë reformat. "Ne zotohemi që do ta vazhdojmë rrugën e filluar dhe që ka dhënë rezultate të luftës kundër krimit të organizuar, por edhe të krimit ordiner", tha Peleshi.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)