Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur sot për herë të parë lidhur me aksionin e policisë në kampin e muxhahedinëve të MEK në Manzë. Nga Korça ku foli pas konstituimit të këshillit bashkiak, Peleshi tha se ndërhyrja e policisë në kampin e muxhahedinëve ka qenë në respektim të plotë të ligjeve të shtetit shqiptar dhe vijoi më tej duke u shprehur se nuk mund të lejohet krijimi i ‘ishujve të vegjël’ ku të shkelen ligjet e vendit.
“Sa i përket vijimit, ne jemi të vendosur që të mos lejojmë të krijohen ishuj ku të tejkalohen ligjet. Ne jemi treguar tolerantë brenda kufijve të lejuar. Ne do vazhdojmë të jemi vend pritës dhe gjithë ato angazhimet që kemi marrë për këtë komunitet ne do t’i zbatojmë por pa lejuar të shkelen rregullat shqiptare”-tha Peleshi.
Sa i takon sulmeve kibernetike nga Irani ndaj shtetit shqiptar, Peleshi tha se asgjë nuk mund ta justifikojë një veprim të tillë ndaj edhe ndërprerja e marrëdhënieve me shtetin iranian sipas tij ka qenë një veprim i drejtë edhe pse Irani është një superfuqi në botën kibernetike.
“Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin ka qenë vendim i drejtë dhe i matur. Në pasi morëm provat e qarta të sulmeve kibernetike vendosëm të prishim marrëdhëniet diplomatike. Nuk është një akt i lehtë, sepse Irani është një superfuqi kibernetike por ne do të reagojmë në këtë rast sa herë të cënohet siguria jonë”-shtoi ministri.
Peleshi tha se Shqipëria është vend i NATO-s dhe se do të reagojë me vendosmëri ndaj kujtdo që përpiqet të cënojë sigurinë kombëtare.
Duke u ndalur tek marrëdhëniet e tensionuara Kosovë-Serbi, Peleshi i ka kërkuar palës serbe lirim e menjëhershëm të 3 policëve kosovarë, ndërkohë që ka shtuar se nuk duhet të ketë parakushte për të shkuar drejt tavolinës së dialogut.
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1059
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kundërshtohet plani për betonizimin e Drilonit nga “Kontakt”, në bashki s’dinë asgjë! Ortaku i Malltezit, Bektashi po shet pa nisur punimet! PD e Berishës asnjë fjalë
30 Mars, 14:24
-
Pogradec/ Plagosi me thikë 36-vjeçarin pas sherrit dhe u arratis, prangoset autori i dyshuar! Nën akuzë edhe personi që e ndihmoi të largohej
30 Mars, 11:25
-
Pogradec/ Konflikt mes dy personave, plagoset me thikë 36-vjeçari! Në kërkim autori (VIDEO)
29 Mars, 20:41
-
Agron Shehaj: Synojmë 1 mandat në Korçë, marrim 10% të votave në rang kombëtar
29 Mars, 17:36
-
E zhdukur prej 2 marsit të këtij viti, emisioni 'Pa Gjurmë' gjen adoleshenten korçare, tregon arsyet e largimit të saj nga shtëpia (BISEDA E PLOTË)
28 Mars, 16:30
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës betonizon Drilonin e Tushemishtin! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: Stop kullave 12-katëshe të ‘Kontakt’, UNESCO ka ndaluar ndërtimet
25 Mars, 16:20
-
Gazetari Ilir Konomi: Mbyllja e Zërit të Amerikës, e trishtueshme por Trump ka mandat për të bërë reforma
25 Mars, 16:08
-
Bektashinjtë festojnë sot nisjen e pranverës, baba Mondi uron nga teqeja e Turanit në Korçë: Zoti na dhëntë dashuri e jo luftë
25 Mars, 16:07
-
Mesha e parë e Kryepeshkopit Joan për besimtarët që u shërbeu 27 vite: Ne sot jetojmë në një errësirë shpirtërore, na duhet besim (VIDEO)
23 Mars, 11:22
-
Mesha e parë e Joani Pelushit si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse! E mban në Korçë, aty ku besimtarëve i shërbeu për 27 vite
23 Mars, 10:09
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës dhe financuesi i Syri TV betonizon parkun natyror të Drilonit dhe Tushemishtin! PD hesht!
22 Mars, 18:36
-
Operacioni kundër lojërave të fatit në Korçë/ Policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh! Ja çfarë u sekuestrua (EMRAT)
22 Mars, 10:53
Të lumt ????????
Përgjigju