Peleshi: Reforma Territoriale do të
transformojë gjithë zonën e Tropojës

Peleshi: Reforma Territoriale do të<br />transformojë gjithë zonën e Tropojës
TROPOJE - Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ishte sot në zonën turistike të Valbonës në Tropojë, ku inspektoi punimet në rrugën Bajram Curri – Valbonë, ndërsa më pas bëri një ndalesë edhe në Qendrën e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë.

Ai bisedoi me banorë dhe drejtues lokalë për perspektivën e zhvillimit të zonës, ku shprehu bindjen se reforma Territoriale por edhe filozofia e zhvillimit të qeverisë shqiptare do ta transformojnë zonën e Tropojës.

“Është një rrugë shumë e rëndësishme që i jep një frymëmarrje të madhe një zone  turistike që është zhvilluar me forcat e veta, dhe këtë duhet ta themi. Ne jemi të bindur që ndryshimet e fundit, pra Reforma Territoriale Administrative nga njëra anë, por edhe filozofia e qeverisë së re shqiptare për të mbështetur lokalitetet tona dhe bashkitë tona të reja do ta transformojë zonën.  Plani yne për zonën e Tropojës është një plan integral. Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me përfundimin e një cope rrugë apo të një ujësjellësi. Ne duam që të përfundojmë një plan zhvillimor që i ka të gjithë komponentët brenda që nga infrastruktura, ujësjellësat, kanalizimet, shërbimet, zhvillimin e turizmit.” theksoi Peleshi

Zëvendëskryeministri nënvizoi potencialin e madh turistik të Valbonës dhe suksesin e saj në tërheqjen e turistëve të huaj, ndërkohë që për shqiptarët ajo vazhdon të mbetet në një masë të madhe e panjohur.

“Këtu potenciali i turizmit është shumë i madh. Pra programe mbështetje dhe kjo zonë ka arritur sukses sepse ka rritur shumë numrin e turistëve. Dhe është për t’u thënë me turp që bukurinë e kësaj zone e kanë zbuluar më parë të huajt sesa shqiptarët nga pjesët e tjera të Shqipërisë, sepse ka më shumë të huaj vizitorë sesa shqiptarë.” nënvizoi zëvendëskryeministri

Ndërtimi i rrugës Bajram Curri – Valbonë pritet të zgjidhë një nga pengesat më të mëdha që kanë penguar zhvillimin e turizmit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë