“Nuk e kemi thënë nuk e kemi artikuluar ndonjëherë këtë kështu që nuk mund të pyesni për diçka që s’ka dalë nga qeveria. Nuk shikoj një arsye për të diskutuar për projektet e OSBE-s është një mision i rëndësishëm. Ngjarjet e fundit nuk besoj se do të na duhet të mbajmë një qëndrim për projektet e OSBE-s të cilat vlerësohen nga ne maksimalisht. Nuk ka asnjë negociatë apo informacion për një fluks të frikshëm të azilkërkuesve dhe refugjatëve por për sa kohë ky është një fenomen që ka prekur vendet fqinjë, ka prekur Greqinë, Maqedoninë. Natyrisht që ne duhet të bëjmë një identifikim të kapaciteteve dhe një parapërgatitje e cila nuk nënkupton e theksoj edhe njëherë se ne po përgatitemi për të pritur një fluks të përcaktuar refugjatësh. Duhet ta dini që jo vetëm Shqipëria apo Greqia dhe Maqedonia nuk janë vende pritëse, janë vende transiti ose të paktën vendet fqinjë janë vende transiti. Ne nuk jemi as vend pritës e as vend transiti. Mund të jemi në të ardhmen në varësi të konjokturës potencialisht një vend transiti por nuk besoj se do jemi një vend pritës.”- tha Peleshi.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)