Peleshi takohet me homologun ukrainas në Bruksel: E rëndësishme që NATO të vijojë mbështetjen për Ukrainën

Peleshi takohet me homologun ukrainas në Bruksel: E rëndësishme që NATO të vijojë mbështetjen për Ukrainën

Rustem Umerov dhe Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u takua në Bruksel me homologun ukrainas Rustem Umerov. Gjatë këtij takimi, Peleshi dhe Umerov biseduan mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe rëndësinë e mbështetjes nga NATO, si një element thelbësor në rezistencën ndaj luftës me Rusinë. 

Ministri Umerov, shprehu mirënjohjen ndaj vendit tonë dhe falënderoi për mbështetjen e gjithanshme që Shqipëria i ka ofruar Ukrainës, që prej fillimit të luftës.

“Me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, gjatë takimit të Grupit të Kontaktit, në Bruksel. I nderuar të dëgjoja falenderimet dhe mirënjohjen ndaj vendit tonë, për mbështetjen e gjithanshme ndaj Ukrainës, prej nisjes së agresionit rus. Me rëndësi që mbështetja nga Aleanca të vijojë, për të ndihmuar me sa mundemi këtë rezistencë”, shkruan Peleshi.

Lufta në Ukrainë ishte fokus kryesor i takimit të ministrave të Mbrojtjes, të mbledhur në selinë e NATO-s, në Bruksel.

Vijimi i mbështetjes së vendeve të Aleancës ndaj Ukrainës, në zbatim të vendimeve të Samitit të Vilnius u diskutua fillimisht në një takim të veçantë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, që u mbajt në fillim të takimit formal të ministrave të Mbrojtjes se NATO-s, ku morën pjesë mbi 50 vende të ndryshme aleate dhe partenere të NATO-s.  Gjatë këtij takimi u theksua nevoja imediate për mbështetjen e Ukrainës me kapacitete ushtarake si; sisteme armatimi, artileri dhe municione të kalibrave të ndryshëm me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës kritike të saj, nga agresioni rus.

Në kuadër të punimeve të Ministerialit, një vëmendje të veçantë mori takimi i Këshillit NATO-Ukrainë, i zhvilluar për herë të parë në nivel të ministrave të mbrojtjes, me qëllim afrimin e saj me Aleancën, duke shënuar një kapitulli të ri në marrëdhëniet NATO-Ukrainë.

Në ndërhyrjen e tij ministri Peleshi rikonfirmoi se, Shqipëria do të vazhdojë ndihmën e saj politike, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën. “Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me qeverinë dhe popullin e Ukrainës dhe mbështesim aspiratat e tyre për t'u anëtarësuar në NATO ”,  u shpreh ministri Peleshi.

Gjatë takimit, vendet aleate mbajtën qëndrim të unifikuar për vijimin e kontributeve, si dhe ruajtjen e solidaritetit dhe kohezionit në mbështetje të popullit ukrainas dhe luftës së tij. Gjithashtu, mbështeje të palëkundur në rrugëtimin e Ukrainës drejt integrimit Euro-Atlantik.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'