Peleshi: Territorialja, zgjidhje dhe 
për furnizimin me ujië të pijshëm

Zëvëndës kryeministri Niko Peleshi, ka vazhduar turin në veri të vendit, ku përuroi përfundimin e rrugës Laç – Milot, një projekt i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pjesa më e madhe e diskutimeve me pushtetin vendor dhe banorët e Laçit u përqendrua tek Reforma Territoriale dhe ndikimi i saj tek rritja e kapaciteteve të pushtetit local, për të hartuar politika zhvillimi dhe për të ofruar shërbime më të mira ndaj qytetarëve.

“Ne kemi ardhur edhe për të parë rrugën e përfunduar, që është një rrugë e rëndësishme që lidh Milotin me Laçin, por edhe për t’ju thënë që nuk duhet të mjaftohemi vetëm me rrugën, por duhet të bëjmë një plan për bashkinë e re, për bashkinë e zgjeruar. Unë vi vetë nga pushteti vendor. Kam qenë vetë kryetar bashkie dhe e di se çdo të thotë të rriten kufijtë administrativë të bashkisë, të fuqizohet buxheti, të rritet mundësia dhe aftësia për të projektuar në një anë, por edhe për të investuar nga ana tjetër”, u shpreh Peleshi.

peleshi

Gjithashtu gjatë diskutimeve Peleshi, u ndal edhe të problemi i ujësjellësve, duke theksuar se problemi i ujësjellësve është më dramatik sesa problemi i energjisë elektrike. Reforma Territoriale edhe në këtë aspekt do të ndihmojë shumë. Duke krijuar tani bashki të mëdha edhe ndërmarrjet e vogla të ujësjellësve do të fillojnë të grupohen, të integrohen njëra me tjetrë, do të ulin shpenzimet administrative, cka do të thotë përmirësim të furnizimit. 

peleshi

“Problemi i ujësjellësve është madje edhe më dramatik sesa problemi i energjisë elektrike. Reforma Territoriale edhe në këtë aspekt do të ndihmojë shumë. Nuk do të kemi më borde, përfaqësi komunash, të cilat nuk e shikojnë ujësjellësin si një ndërmarje jetike për t’u menaxhuar, por shohin se kush do të jetë drejtori dhe kë do marrë në punë. Duke krijuar tani bashki të mëdha edhe ndërmarrjet e vogla të ujësjellësve do të fillojnë të grupohen, të integrohen njëra me tjetrë, do të ulin shpenzimet administrative, do të përmirësojnë performancën dhe besoj që reforma do t’i prekë shumë pozitivisht”, përfundoi zëvendskryeministri Peleshi.

Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis