Gjatë takimit Venizelos ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin me homologun shqiptar dhe ka theksuar se dy qeveritë, i japin rëndësi të madhe perspektivës evropiane të Shqipërisë, por edhe bashkëpunimit bilateral, që është i rëndësishëm jo vetëm për dy vendet dhe në përgjithësi për Ballkanin Perëndimor. Në fokus të bashkëbisedimeve ishte edhe TAP.
“Të dy vendet janë të lidhura tani përmes tubacionit TAP, por do të vihen në lojë edhe aspekte të tjera të bashkëpunimit energjetik. Vendimtar është prodhimi dhe transmetimi i energjisë elektrike dhe ndërlidhjet e sistemeve të shpërndarjes së energjisë. Kjo përfshin zonën e përgjithshme të Mesdheut. Në takim është diskutuar edhe për politikat kulturore. Nënkryetari i qeverisë greke pohoi se ka marrë siguri nga zoti Peleshi që të kontribuojë nga ana e tij, me qëllim që të zbatohen ato që u diskutuan gjatë takimeve të Venizelos me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Jashtëm, Ditmir Bushati në Tiranë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)