Peleshi: Vora, rast i keqmenaxhimit
të fondeve, fund me bashkitë e reja

TIRANE (Vore) - Problemet me furnizimin e ujit të pijshëm në Bashkinë Vorë, sipas zëvendskryeministrit Niko Peleshi është ndër rastet tipike të keqmenaxhimit të investimeve, që ndarja e re territoriale me bashkim ë të mëdha, pritet t’i japë zgjidhje.

“Ne duam t’i japim fund historisë së miliona e miliona eurove të shpenzuara në gjithë Shqipërinë për ujësjellësa, kanalizime, impiante të përpunimit të ujërave dhe që sot janë jashtë funksionit. Shqipëria mesa duket nuk ka vuajtur nga mungesa e fondeve, por ka vuajtur nga keqmenaxhimi dhe keqpërdorimi”, tha Peleshi.

Projektimet publike, sipas numrit dy të qeverisë, gjejnë zbatim më efektivë në bashki të mëdha, të cilat kanë kapacitete shumë më shumë sesa ç’mund të ofrojnë komuna të vogla, të cilat shkrihen me ndarjen e re administrativo-territoriale të vendit.

 “Reforma Territoriale është një hap shumë pozitiv, e para sepse krijon bashki më të mëdha, kursen një pjesë të fondeve që deri dje përdoreshin për shpenzime të fryra administrative dhe këto para tani mund të përdoren për investime. Ka kapacitete më të mira një bashki të madhe sesa një komunë e vogël dhe kapacitetet janë shumë të rëndësishme kur vjen fjala për projektimin e investimeve apo punëve publike, por edhe për zbatimin e tyre. Por edhe ne si qeveri do t’i forcojmë shumë, Fondin Shqiptar të Zhvillimit i cili ka realizuar këtë rrugë, por edhe Fondin e Zhvillimit të Rajoneve si instrumente që do të punojnë pranë bashkive të mëdha për t’i mbështetur në projektim, në financim por edhe në zbatimin e projekteve”, u shpreh Peleshi.

Këto deklarata zëvendskryeministri Niko Peleshi i shprehu gjatë inaugurimit të rrugës Vorë-Kuç, një projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që lidh disa fshatra të Bashkisë ekzistuese Vorë. I pranishëm në inaugurim ishte dhe deputeti i zonës, Artan Gaçi si dhe banorë të Vorës.

vore kuc

Deputeti Artan Gaçi u shpreh po ashtu me tone optimiste për perspektivën e zhvillimit të bashkisë së re të Vorës.

 “Vora kthehet, me Reformën e re Administrative, në një fuqi ekonomike duke qenë se është në zemër të Shqipërisë dhe bashkë me Bërxullën dhe Prezën kthehen në një pol shumë të rëndësishëm ekonomik”, tha Gaçi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)