Pëllumbi për Report TV: PD-LSI detyrim të bind opozitën e re që të votojë 'Zgjedhoren' se ata i futën në Kuvend!

TIRANË- Për Sekretarin Organizativ të Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi është detyrë e opozitës që të bind opozitën parlamentare që të japë votat për Reformën Zgjedhore, pasi janë ata që i sollën në Kuvend! I ftuar në studion e Report Tv, Pëllumbi ka theksuar se mazhoranca nuk po bën asnjë përpjekje në këtë drejtim. 

"Ne kemi marrë vendim për dialog me forcat opozitare brenda dhe jashtë parlamentit, prandaj Këshilli Politik ka pasur në përbërje këto forca. Do ta shiojmë, por më shumë se ne i takon PD që të gjejë votat për Reformën Zgjedhore nga njerëzit që i kanë futur ato vetë në parlament", tha Pëllumbi në Report Tv.

Ai u ndal të fliste edhe për arritjen e marrëveshje dhe arsyen se përse PS-ja hoqi dorë nga rekomandimet të OSBE-ODIHR, siç ishte edhe depolitizimi i administratës Zgjedhore.

"Ne si PS ndodhemi në një pozicion që nuk e kemi kërkuar vetë, por opozita zgjodhi një rrugë antidemokratike dhe të gabuar dhe në parlament kemi përfaqësues të tyre, por jashtë atyre partive. Opozitë jashtë dhe brenda. PS është e bindur që të garantojë votat e grupit të PS-së, Reforma Zgjedhore është pjesë e grupit parlamentar të PS. Ne kemi një Komision të Reformës Zgjedhore ku do të draftohet platforma e re dhe do kalojë në Kuvend, e krijuam Këshillin se si mazhorancë kemi detyrimin që të afrojmë në zgjedhje opozitën. Mendoni ca kosto do kishte nëse nuk do të merrnin pjesë në zgjedhjet e 2021. Ne mund të ishim komod që të shkonim ashtu në zgjedhje, por nuk ishte në të mirë të vendit. E para të sigurojnë pjesëmarrje të të gjithë forcave politike dhe duke bërë një Kod që të ketë rekomandimet e OSBE-ODIHR", u shpreh Pëllumbi për Report TV.  

Duke u ndalur, te 9 maji i cili është hedhur si një datë e mundshme për të zhvilluar zgjedhjet e ardhshme, Pëllumbi tha se ky është një propozim i socialistëve, i cili përkon me ditën e Europës dhe dita e fitores së fashizmit.

"9 maji është një propozim që ka parasysh 2 qe, që Këshilli Politik ka përcaktuar 2 fasha kur mund të zhvillohen zgjedhjet pranvera dhe vjeshta. Është dita e Europës dhe dita e fitores mbi fashizmin s'do ishte keq të kishte zgjedhje. Duhet të kalojnë të gjitha hallkat parlamentare për t'u aprovuar fasha, pastaj është në dorën e presidentit. Nuk është vendosur nëse zgjedhjet do jenë të dielën apo në ditë të zakonshme, ka ca që thonë këtë gjë, për të shmangur mospjesëmarrjen në zgjedhje. Të dyja versionet janë të tavolinë", tha ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni