Skënderbeu fitoi 1-0 me Partizanin për javën e shtatë në Superligë, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale të kuqve. Në stadiumin e Korçës dueli u vendos nga goli i Rashicës me penallti në minutën e 83, me arbitrin që u konsultua me VAR për të akorduar 11 metërshin. Në Korçë kishte një prani të konsiderueshme tifozësh, me këtë të fundit që dërguan "Ujqërit e Dëborës" drejt fitores së dytë radhazi, pas asaj kundër Erzenit.
Një armë e fortë për djemtë e Gvozdenovic ishte edhe Marco Alia në portë, me gardianin që ndali dy raste të mira të Partizanit. Gabimet e të kuqve u shfrytëzuan nga vendasit që me këtë sukses ngjiten në kuotën e 12 pikëve në vendin e dytë. Partizani me tetë pikë dhe dy ndeshje më pak mban vendin e pestë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Egnatia 'i fal' fitoren Teutës, Skënderbeu mposht 1-0 Partizanin! Java e shtatë e Superligës nis me surpriza (Renditja)










