VIDEO/ Egnatia 'i fal' fitoren Teutës, Skënderbeu mposht 1-0 Partizanin! Java e shtatë e Superligës nis me surpriza (Renditja)

VIDEO/ Egnatia 'i fal' fitoren Teutës, Skënderbeu mposht 1-0 Partizanin! Java e shtatë e Superligës nis me surpriza (Renditja)

Egnatia 0-1 Teuta

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë të diel me raundin e shtatë. Në Rrogozhinë, me fillim nga ora 14:00 Egnatia vendase humbi 0-1 me Teutën, teksa dueli u vendos nga goli i Realdo Filit, kjo pas gafës së mbrojtjes së Egnatias. Në 16:30 në Korçë Skënderbeut mundi 1-0 Partizanin me golin e Rashicës. Të kuqtë marrin humbjen e parë sezonale.

Në stadiumin "Arena Egnatia" në Rrogozhinë, Egnatia vendase befasoi dhe humbi 0-1 nga Teuta, për javën e shtatë në Superligë. Një gafë në prapavijë bëri që skuadra e Edi Martinit të dilte me tri pikë nga transferta, duke iu falur golit të Realdo Filit në minutën e 61 të ndeshjes. Një top i mbajtur më shumë seç duhet nën kontroll nga vendasit, bëri që fantazisti të "grabiste" sferën dhe me një të djathtë ta kalonte pas shpinës së Sherrit. Edhe pse kryesuese e klasifikimit, tanimë Egnatia pëson disfatën e dytë këtë sezon me të njëjtin rezultat (pas humbjes me Skënderbeun), duke mbetur në kuotën e 13-të pikëve, tre më shumë se Tirana që të martë pret Laçin në kryeqytet. Nga ana tjetër, Teuta me tetë pikë ngjitet në vendin e shtatë.

Skënderbeu fitoi 1-0 me Partizanin për javën e shtatë në Superligë, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale të kuqve. Në stadiumin e Korçës dueli u vendos nga goli i Rashicës me penallti në minutën e 83, me arbitrin që u konsultua me VAR për të akorduar 11 metërshin. Në Korçë kishte një prani të konsiderueshme tifozësh, me këtë të fundit që dërguan "Ujqërit e Dëborës" drejt fitores së dytë radhazi, pas asaj kundër Erzenit.

Një armë e fortë për djemtë e Gvozdenovic ishte edhe Marco Alia në portë, me gardianin që ndali dy raste të mira të Partizanit. Gabimet e të kuqve u shfrytëzuan nga vendasit që me këtë sukses ngjiten në kuotën e 12 pikëve në vendin e dytë. Partizani me tetë pikë dhe dy ndeshje më pak mban vendin e pestë.

Superliga - java 7:

E diel

14:00 Egnatia 0-1 Teuta

16:30 Skënderbeu 1-0 Partizani

E hënë

14:00 Kukësi - Erzeni

18:00 Dinamo - Vllaznia

E martë

14:00 Tirana - Laçi

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Skënderbeu ia 'merr dorën' skuadrave të kryeqytetit, Gvozdenovic: Kampionati shqiptar s'ka diferenca

Skënderbeu siguroi fitoren e dytë radhazi në Superligë, duke mundur 1-0 Partizanin në Korçë. Pas ndeshjes për MCN, trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic tregoi se në kampionatin tonë nuk ka diferenca të mëdha.

"Sot ishte fitorja e dytë ndaj kryeqytetasve, ndodhi me Dinamon dhe ishte përsëri edhe sot. Është shumë bukur kur fiton në derbi, atmosfera ishte shumë e bukur dhe kundërshtari ishte shumë i fortë. Pjesa e parë ishte barazim, në pjesën e dytë e nisëm më mirë. Marco Alia ishte dy herë shumë mirë pasi Partizani me 25 minutat e fundit krijoi 2-3 raste për gol.

Ne reaguam shumë mirë dhe e meritojmë këtë fitore. Ky është kampionati shqiptar, është shumë i fortë dhe të gjithë janë aty, nuk ka diferencë të madhe, humbëm me Kukësin dhe sot mundëm Partizanin. Janë të rëndësishme pikët. Sot mbaroi kjo javë dhe do të jemi gati për javën tjetër. Sot shumë të kënaqur dhe të lumtur për fitoren", tregoi Gvozdenovic.

Ora 18:34
Penallti me VAR, Skënderbeu mund 1-0 Partizanin! Marco Alia hero në Korçë (VIDEO)

Skënderbeu fitoi 1-0 me Partizanin për javën e shtatë në Superligë, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale të kuqve. Në stadiumin e Korçës dueli u vendos nga goli i Rashicës me penallti në minutën e 83, me arbitrin që u konsultua me VAR për të akorduar 11 metërshin. Në Korçë kishte një prani të konsiderueshme tifozësh, me këtë të fundit që dërguan "Ujqërit e Dëborës" drejt fitores së dytë radhazi, pas asaj kundër Erzenit.

Një armë e fortë për djemtë e Gvozdenovic ishte edhe Marco Alia në portë, me gardianin që ndali dy raste të mira të Partizanit. Gabimet e të kuqve u shfrytëzuan nga vendasit që me këtë sukses ngjiten në kuotën e 12 pikëve në vendin e dytë. Partizani me tetë pikë dhe dy ndeshje më pak mban vendin e pestë.

 

 
Ora 17:54
Fitorja në transfertë, Edi Martini: Egnatian s'duhet ta lësh të luajë siç do, Teuta kërkon të ngrejë Kupën


Teuta fitoi 0-1 në transfertë me Egnatian, për javën e shtatë në Superligë. Triumfi kundër kryesuesve të renditjes erdhi falë golit të Realdo Filit në pjesën e dytë. Pas ndeshjes për MNC, trajneri Edi Martini i durrsakëve tha se Teuta kërkon të fitojë Kupën e Shqipërisë në fundin e sezonit.

"Jam shumë i lumtur, kemi fituar me shifrat 0-1. Kjo fitore vlen shumë për ne. Edhe sikur të ishte Dwamena, ne do të mbanim një stil loje. Do të vazhdonim që të bënim presion karshi kundërshtarëve. Është e qartë që Egnatian nuk duhet që ta lësh të luajë siç ka qejf ajo, nuk kanë vetëm Dwamena, kanë 3-4 lojtarë të tjerë që janë shumë të mirë. A jam i kënaqur me këtë ekip? Edhe në sezonin e shkuar ekipi ishte ndërtuar përpara se të shkoja unë, por të gjithë e dimë se ku shkuam. Për mua është e rëndësishme që të kemi besim, jo vetëm për të marrë një nga katër vendet e para, por edhe për të parë mundësinë e fitimit të Kupës", tha Martini.

Ora 16:16
Gafë e rëndë nga Egnatia, Teuta e Edi Martinit fiton në Rrogozhinë (VIDEO)

Në stadiumin "Arena Egnatia" në Rrogozhinë, Egnatia vendase befasoi dhe humbi 0-1 nga Teuta, për javën e shtatë në Superligë. Një gafë në prapavijë bëri që skuadra e Edi Martinit të dilte me tri pikë nga transferta, duke iu falur golit të Realdo Filit në minutën e 61 të ndeshjes. Një top i mbajtur më shumë seç duhet nën kontroll nga vendasit, bëri që fantazisti të "grabiste" sferën dhe me një të djathtë ta kalonte pas shpinës së Sherrit. Edhe pse kryesuese e klasifikimit, tanimë Egnatia pëson disfatën e dytë këtë sezon me të njëjtin rezultat (pas humbjes me Skënderbeun), duke mbetur në kuotën e 13-të pikëve, tre më shumë se Tirana që të martë pret Laçin në kryeqytet. Nga ana tjetër, Teuta me tetë pikë ngjitet në vendin e shtatë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë