Pence do takonte zyrtarët e Koresë
të Veriut gjatë vizitës në Korenë e Jugut

Pence do takonte zyrtarët e Koresë<br />të Veriut gjatë vizitës në Korenë e Jugut<br>
Një raport i ri nga administrate amerikane ka bërë të ditur se gjatë vizitës së zv/presidentit amerikan Mike Pance në Korenë e Jugut, për hapjen e Lojrave Olimpike Dimërore, ishte planifikuar që të zhvillohej një takim mes tij dhe delegacionit të Koresë së Veriut, pjesë e të cilit ishte edhe motra e kreut të Koresë së Veriut, Jim Yo-jang.

Në një deklaratë të bërë nga Departamenti i Shtetit, thuhej se mundësia ishte për realizimin e takimit, por zyrtarët Koreano- verior u tërhoqën në momentin e fundit.

“Zoti Pance ishte gati të shfrytëzonte këtë mundësi për të folur me zyrtarët e Koresë së Veriut për braktisjen e zhvillimit të paligjshëm të raketave balisitike dhe programeve bërthamore, por në minutën e fundit zyrtarët e Koresë së Veriut vendosën që të mos merrnin pjesë në këtë takim. Na vjen keq për dështimin e tyre për të shfrytëzuar këtë mundësi”, thuhet në deklaratën e Deparamentit të Shtetit.

Nëse takimi do të ishte zhvilluar atëherë do të ishte i pari mes zyrtarëve të vendit komunist dhe administratës së presidentit Trump. Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojërat Dimërore Olimpike u pa si një lëvizje e madhe për të ulur tensionet në gadishullin Koreano- verior, por nuk kanë munguar as kritikat se Penihani e përdori pjesëmarrjen në lojrat olimpike për të përmirësuar imazhin e tij ndërkombëtar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)