Pendarovski për propozimin francez: As triumf historik, as dështim

Pendarovski për propozimin francez: As triumf historik, as dështim

Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar të dielën se propozimi i ri francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë është i pranueshëm pasi sipas tij, bëhet fjalë për një “kompromis kalimtar”, për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilin marrin pjesë institucionet kryesore të shtetit, presidenti Pendarovski tha sa qeveria duhet të të miratojë edhe një konkluzion apo aneks në propozimin e modifikuar se do të refuzojë bisedimet në rast se gjatë këtij procesi pala bullgare insiston që të negociohet edhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

“Ne nuk duhet të presim që dikush të na bllokojë, por ne duhet menjëherë të tërhiqemi nga bisedimet. Këtë e them sepse e dimë se me kë kemi punë”, ka deklaruar presidenti Pendarovski.

Kreu i shtetit tha se beson se me propozimin e modifikuar francez nuk rrezikohen çështjet që kanë të bëjnë me identitetin maqedonas dhe se nuk mund të bëhet fjalë për bullgarizimin e maqedonasve, siç pretendojnë opozita dhe personalitete tjera politike dhe akademike në Maqedoninë e Veriut.

“Frika te një pjesë e maqedonasve se në BE do të hyjmë vetëm si bullgarë, nuk qëndron. Si mundet që një maqedonas të bëhet bullgar?... Në historinë e diplomacisë botërore nuk ekziston diçka e tillë, se me marrëveshje dypalëshe apo shumëpalëshe dikush brenda natës ju ndërron identitetin”, ka deklaruar Pendarovski.

Ai shtoi se vendimi për të pranuar propozimin e modifikuar francez, "nuk është as triumf historik apo dështim dhe mossukses".

"Konsideroj se bëhet fjalë për një kompromis kalimtar për njërën nga fazat e integrimit evropian, që ka tri elemente të rëndësishme dhe për mua në këtë fazë është i pranueshëm", tha Pendarovski.

Ndërkohë lidhur me propozimin francez, kryeministri Dimitar Kovaçevski të dielën ka takuar edhe liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, në kuadër të konsultimeve me partitë politike dhe faktorët e tjerë në vend.

Kryeministri Kovaçevski ka vlerësuar se propozimi i modifikuar francez “nuk rrezikon as gjuhën e as identitetin maqedonas dhe është mundësia e vetme për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian” , ndërkohë që kryetari i VMRO DPMNE-së, mbetet në qëndrimin se “propozimi i ri nuk dallon nga i pari në përmbajtje, e cila është e dëmshme për interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase”./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?