Pendohet De Biasi: Gabova që firmosa në Spanjë, jam në pritje të ofertave

Pendohet De Biasi: Gabova që firmosa në Spanjë, jam në pritje të ofertave

Gianni De Biasi është një emër i njohur në vendin tonë, pasi me Kombëtaren Shqiptare arriti të shkruante historinë duke kualifikuar kuqezinjtë për herë të parë në kampionatin Europian. Ai është rikthyer në qendër të mediave, pasi ka folur për dy ndeshjet e Champions League, ku marrin pjesë Roma dhe Juventus.

Sipas teknikut asnjë prej të dyjave nuk do të mund të kalojë në turin tjetër të këtij kompeticioni.

“Barcelona dhe Real Madrid janë shumë më lart teknikisht dhe e shikoj të pamundur që si Roma ashtu edhe Juventusi të kalojë në turin tjetër të këtij kompeticioni. Për më tepër kur jemi njohur edhe me rezultatet e ndeshjeve të para”. 

Gianni De Biasi, ish-trajner i kombëtares shqiptare

De Biasi ka qenë një prej alternativa për të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë, por edhe pse emri i tij është përfolur shumë herë, nuk ka arritur të konkretizohet asnjëherë. “Klubet italiane duhet të kenë lojtarë vendas që mund të përballojnë edhe kompeticionet Europiane. Vetëm kështu mendoj se Kombëtarja do të rikthehet në nivele të larta. Të rinjtë në Itali duhet të luajnë dhe të mos kenë frikë se mund të gabojnë, por një gjë e tillë nuk po gjen aplikim”, vazhdoi trajneri.

Që pas largimit nga kuqezinjtë De Biasi vazhdon të jetë i papunë. Ai ka pranuar për herë të parë se gaboi që firmosi në Spanjë me skuadrën e Alaves nga ku u shkarkua për rezultate të dobëta.

“Për momentin jam në pritje dhe gati për çdo lloj ofertë që mund të kem. Kam eksperiencë të madhe dhe po pres mundësinë e duhur. E pranoj se kam gabuar në momentin kur firmosa te ekipi i Alaves në Spanjë. Nuk ishte një skuadër që mund t’i përshtatej nivelit tim. Por ishte më shumë një zgjedhje ku vendosi zemra dhe jo arsyeja”, ka mbyllur De Biasi. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?