KOSOVE- Shtetasi i Kosovës, Mentor Zejnullahu, i cili u kap në aeroportin e Rinasit në Tiranë teksa po shkonte për në Siri, është penduar për veprimin e tij.

Për "KTV", ai thotë se "S'muj me shku ma".

Edhe babai i tij, ka falënderuar shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë që "ia kanë kthyer" djalin.

Teksa rrëfen ngjarjen për "KTV"- në, babai i Mentorit, thotë se djali i ka thënë se i duheshin para për të shkuar në pushime.

"M'u falë u falë.. e di që u falë", thotë ai, teksa flet për jetën fetare të Mentor Zejnullahut.