TIRANË - Çështja e Avokatit të Popullit, zgjedhja e të cilit qëndron peng i politikës që nga qershori 2023, do të rikthehet sërish në parlament në seancën e 13 shkurtit. Shtatë kandidatët për Avokat Populli që kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve, do të mësojnë më 13 shkurt nëse ndonjëri do të zgjidhet në këtë post.
Pasi procesi ngeli peng i dialogut politik që nga qershori i vitit 2023, Kuvendi e ka vendosur t’i hedhë në votim, seancën e 13 shkurtit. Emrat janë mbështetur me firma vetëm nga opozita, ndërsa do t’i nënshtrohen votës së deputetëve në parlamennt për të siguruar 84 vota.
1 nga 7 emrat, Vitore Tusha, Bledar Dervishaj, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustadaj, Edison Frangu dhe Erald Aga do të duhet të marrë edhe mbështetjen e socialistëve në mënyrë që të zërë vendin e Erinda Ballancës. Kjo e fundit është zgjedhur që në 2017, por qëndron ende në detyrë pavarësisht përfundimit të mandatit.
Në vitin 2023, në seancë plenare, Rama nuk pranoi të votonte një prej emrave të sjellë nga PD, Ledio Brahon, me argumentin se “nuk do të votonte një avokat partie”. Në të njëjtën seancë, opozita nuk i dha votat e saj që Ardian Dvorani të bëhej gjyqtar kushtetues.
Kandidatët për Avokat Populli
Bledar Dervishaj
Vitore Tusha
Tartar Bazaj
Besim Ndregjoni
Dardan Mustafaj
Erald Aga
Burime për Report Tv bëjnë me dije se po në seancën e 13 shkurtit do të kalohen për votim edhe një draft për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës. Kjo pikë pritet me interes për t’u parë, pasi opozita ka kushtëzuar votën e saj duke kërkuar që të votojnë edhe emigrantët me dokumente të huaja. Por, mazhoranca nuk e pranon këtë pikë, duke thënë se opozita po krijon alibi për humbjen e radhës.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Mars, 00:12
A mendoni se në primaret e PD do të fitojnë kandidatët më të mirë?
-
Po
68.7%
-
Jo
28.5%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 11232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK operacion në disa qytete! Në pranga shefat e krimeve në Himarë e Lushnjë dhe ish-polici që kandidoi për bashkinë e Roskovecit me Berishën! SkyECC zbuloi përfshirjen në grupe kriminale (EMRAT)
1 Mars, 21:17
-
Primaret e PD-së/ Kutia e Konispolit rezulton me parregullsi, u gjetën 20 fletë më shumë se numri i personave që kanë votuar! Në Tiranë votat numërohen në seli
1 Mars, 20:32
-
'Derbi i kryeqytetit' luhet në Elbasan, Bledi Shkëmbi: Kemi dhjetë finale, e para kundër Dinamos! Daja: Tirana më e favorizuar
1 Mars, 18:29
-
Tiranë/ 'Trashëgimia për të Gjithë', godina e ish-Komandës së Gardës do kthehet në qendër kulturore, Rama: Mund të quhet Muzeu 'i veshjeve të shtetit'
1 Mars, 17:41
-
Hapet testamenti i kryepeshkopit Anastas: Pasuria ime i përket Kishës së Shqipërisë! Amaneti: Përfundoni katedralen! Fal ata që me intriga ma bënë udhëtimin e vështirë
1 Mars, 14:38
-
Primaret e PD/ Voton Berisha: Ditë e rëndësishme për partinë, pluralizmin politik në Shqipëri dhe lirinë
1 Mars, 14:25
-
Tiranë/ Ra në një gropë me ujë në një pallat të papërfunduar, ndërron jetë 60-vjeçari
1 Mars, 13:38
-
Atentati në Kamëz, 30-vjeçari që ishte shënjestra e sulmit me armë merret nën hetim për moskallëzim krimi, ende në kërkim dy autorët
1 Mars, 13:21
-
Mbyllen Primaret/ PD s’publikon numrin e anëtarëve që votojnë në rang vendi! Besnikët e Berishës në lista, deri në orën 16:00 votuan mbi 41 mijë anëtarë (Kandidatët)
1 Mars, 08:17
-
Nesër primaret e PD, ja cilët janë kandidatët për qarkun e Tiranës dhe vendet ku do të votohet
28 Shkurt, 19:21
-
Shqipëria organizatore e Kongresit Botëror të Ligjit 2027’, Manja pret Javier Cremades: Eventi do sjell në Tiranë rreth 3 mijë juristë nga e gjithë bota
28 Shkurt, 19:00
-
“Prova” e SPAK që çoi Veliajn në burg/ Shtëpia modeste 1 katëshe e një gomisti në Yrshek! Flet pronari: Leja pa asnjë ndërhyrje, Fushën e njoh nga puna (PAMJET)
28 Shkurt, 18:27
Nuk mbeti peng jooo por e lane enkas ndyresiren Ballanca qe te zgjidhnin rehat antaret e KLP dhe KLD. Ajo fole ndyresirash vetem Avokat i Popullit nuk mund te quhej, por fole e korupsionit te palo komisionereve qe duhet patjeter te jene subjekt i SPAK per zullumet dhe rryshfetet qe kane marre. Mjafton te shikoni si eshte rritur pasuria e ketyre maskarenj komisionereve.
Përgjigju